Konfirmohet emërimi i komandantit të policisë në veri

Prishtinë, 25 qeshor 2013 – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar emërimin e Nenad Gjuriqit në postin e komandantit rajonal të policisë në veri të Kosovës.

Vendimi për emërimin e tij është marrë në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas së cilës komunat veriore me shumicë serbe kanë të drejtën e propozimit të komandantit rajonal të policisë.

“Në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes Kosovës dhe Serbisë, në pikën 9, është precizuar që komandanti rajonal për katër komunat me shumicë serbe të emërohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi, në mbledhjen e kabinetitqeveritar.

Nenad Gjuriq ka qenë ushtrues i detyrës së komandantit të stacionit policor në Zveçan. Ai ishe suspenduar nga kjo detyrë me kërkesë të drejtorit rajonal të policisë. Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, Gjuqiri nuk e kishte respektuar urdhërin dhe kishte shpërfillur hierarkinë komanduese të Policisë së Kosovës me rastin e hyrjes ilegale të një zyrtari të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

R.M.

 

Comment

*