Uashington, 21 mars 2022 – Kongresmeni amerikan, Andy Levin, përfaqësues nga Michigani, i është bashkuar grupit për çështjet shqiptaro-amerikane, njoftoi biznesmeni shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj, përmes një postimi në Twitter.
“Njihuni me kongresmenin Levin, i grupit më të ri për çështjet Shqiptaro-Amerikane. Ai është nipi i senatorit të ndjerë Carl Levin, të cilin e kujtoj me dashuri nga ditët e shërbimit të tij në Komitetin e Shërbimeve të Armëve gjatë konflikteve në Ballkan. Faleminderit shqiptarë të Miçiganit!”, ka shkruar Lukaj.
Meet Congressman Levin, the newest addition to the Albanian American Issues Caucus. He is the nephew of the late Senator Carl Levin, whom I remember fondly from his days serving on the Armes Services Committee during the Balkan conflicts. Thanks Michigander Albanians! pic.twitter.com/CSilvLUy7f
— RichardLukaj (@LukajRichard) March 20, 2022
Grupi për çështje shqiptare është krijuar nga aktivistët shqiptaro-amerikanë për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Kongresin amerikan.
Shteti i Michiganit është një prej shteteve amerikane ku ka prani të madhe të shqiptarëve.
(r.m.)