Konjufca: BE s’duhet të lë hapësirë për projekte jomiqësore në Ballkanin Perëndimor

Budapest, 24 shtator 2021 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në rast se shtetet e Ballkanit Perëndimor lihen jashtë perspektivës evropiane, atëherë në rajon do të krijohen hapësira për projekte të tjera jomiqësore ndaj Perëndimit.

“Kjo do të ishte fatale për stabilitetin e këtij rajoni edhe ashtu mjaft të ndërlikuar”, ka  theksuar ai, në një fjalim qëkambajtuar në Kuvendin e Hungarisë,në Budapest.

Kurti ka shprehur keqardhje që në Bashkimin Evropian ka vende që nuk e kuptojnë këtë.

“Ishte një kohë, para 20 vitesh, kur BE-ja e kuptonte më mirë se ne rëndësinë fundamentale të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor. Dy dekada më vonë, me keqardhje mund të konstatojmë që, për herë të parë në histori të Evropës, është pikërisht Ballkani Perëndimor që po e kupton më mirë se BE-ja domosdoshmërinë e zgjerimit”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se do të ishte mirë që në Bashkimin Evropian të pranoheshin përnjëherë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që e aspirojnë këtë.

“BE-ja duhet ta gjejë kurajën që përmes një programi të optimizimit të kritereve dhe reformave, pas Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ta përfshinte gjithë Ballkanin Perëndimor njëkohësisht, pra të gjitha shtetet e mbetura të pranohen në BE në të njëjtën kohë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka folur edhe përprocesin e liberalizimit të vizave për kosovarët. Ai ka thënë se dështimi i këtij procesi është shembull i menaxhimit të dobët të këtij procesi.

“Edhe pse Komisioni Evropian ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme, disa shtete anëtare e bllokojnë padrejtësisht liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai.

Kryeparlamentari i Kososovës ka theksuar se për kosovarët do të ishte dëshpëruese që ndonjë vend anëtar i BE-së të shprehë dyshime, derisa Komisioni Evropian ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim.

(r.m.)

Comment

*