Konjufca: Kurti e Osmani garantuan se ligjin për zgjedhjet do ta negociojnë me opozitën

Prishtinë, 3 prill 2021 – Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një deklarate për media tha se ka marrë garancën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatës së Vetëvetëndosjes për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani se “gjithçka që ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet, do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore”.

“Kështu që, pas vullnetit të qartë që e shprehu mbrëmë opozita me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës, nuk mbetet tjetër veçse të sigurohemi që mazhoranca e Kuvendit të garantojë që mos bëjë asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën në këtë aspekt, kurse opozita që nuk do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentin, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të përsëritura”, thuhet në deklaratën e lëshuar pas një takimi që Konjufca e ka zhvilluar të dielën me Kurtin dhe Osmanit.

Ai tha se në takim është diskutuar mbi rëndësinë e kompletimit të kësaj faze të tretë të krijimit të institucioneve.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovë tha se nuk beson në deklarata dhe bëri të qartë se deputetët e saj nuk do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit, në qoftë se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk tërhiqet me procedure të rregullt.

Kështimi i zgjedhjes së presidentit do ta çonte vendin në zgjedhje të tjera të parakohshme parlamentare.

(r.m.)