Konjufca: Mbështetja e SHBA-së është qenësore për Kosovën

Uashington, 29 mars 2023 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili gjendet nëvizitë zyrtare në Uashington, sot zhvilloi një takim të veçantë me kryetarin e Partneritetit për Demokraci të Dhomës së Përfaqësuesve (HDP), Vern Buchanan.

“Në një bashkëbisedim të hapur e miqësor u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon, ipër ntegrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizata e mekanizma ndërkombëtarë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të kryeparlamentarit Konjufca.

Në njoftim thuhet se z. Konjufca dhe z. Buchanan “i vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, vazhdimësinë e miqësisë së përhershme, partneritetin e palëkundur dhe aleancën strategjike mes shteteve dhe popujve tanë”.

Ata theksuan se “mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës”.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli dhe Shefi i Stafit të kryetarit tëkuvendit, Ilir Kërçeli.

(r.m.)