Konsullata e Kosovës, në New York, homazhe dhe kurorë me lule në Memorialin e 11 Shtatorit

NEW YORK CITY : Ambasador Frymëzim Isufaj, i shoqëruar nga stafi diplomatik i Konsullatës së Përgjithëshme të Republikës së Kosovës në New York,  Albesjana Iberhysaj, Teuta Hyseni, Lulzim Krasniqi, Albana Bylykbashi dhe Butrint Ymeri, në përkujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001, në Qendrën Botërore Tregtare në New York,  Memoriali 9/11, bënë homazhe dhe vendosën në emër të Kosovës, një kurorë me lule.

Në sulmin e 11 shtator të vitit 2001, humbën jetën gati 3 mijë persona, në mes të mijëra viktimave, ishin dhe tre shqiptaro-amerikanët: Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj, që tre punonin në Qendrën Tregtare Botërore, e njohur si “Kullat Binjake”.  

Ambasadori Isufaj, shkruajti në faqen zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, se: “Me vendosjen e një kurore lulesh pranë këtij Memoriali, u kujtuan 2977 viktimat e sulmit terrorist në Kullat Binjake, njëzet vjet më pare. Bota e qytetëruar i dha terrorizmit goditjen e duhur atëherë, ndërkaq, sot, përkujtimi i viktimave simbolizon vullnetin e mirë për paqe e tolerancë. Populli i Kosovës ndan dhimbjen e madhe me familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm.” (Beqir SINA)