Kontribut i ri nga diaspora për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë

Nga Beqir Sina

Kisha Katolike Zoja e Shkodrës në New York, mblodhi këtë fundjavë në lokalin e njohur Eastëood – Manor disa dhjetëra besimtarë, për të festuar 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe për të kontribuar në përfundimin e ndërtimit të Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë.
Mbas fjalës hyrëse të drejtueses së kësaj darke zonjushes Etrita Ibroci, intonimi i dy himneve të Shqipërisë dhe SHBA, u krye dhe bekimi i darkës nga – Domm Pjeter Popaj famulitari i Kishes Katolike “Zoja e Shkodres”.
Raportin e deritanishëm të fushatës së mbledhjeve të ndihmave financiare për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë e mbajti drejtori i Qendrës “Nënë Tereza”, zoti Mark Shkreli.
“Komuniteti shqiptar i New Yorkut me rrethe… është krenar për kontributin e madh dhe të rëndësishëm që ka dhënë për të nderuar emrin e Nënë Terezës me këtë tempull madhështor në mes të Kosovës, duke dhuruar deri tani 1 milion e 350 mijë dollarë”, tha ai.
Në vijim me një fjalim rasti u prezantua edhe Bekim Sejdiu – Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në New York.
“Kombin tonë në shekuj e kan shquar vlerat e harmonisë, dhe të bashkëjetesës fetare, mirëkuptimit dhe përkushtimit dhe vizioni progresiv”, tha diplomati Sejdiu.
Me një mesazh pershëndetës në këtë darkë erdhi edhe Asambleisti i parë shqiptar në New York, Mark Gjonaj:
Një mesazh falënderimi për të gjithë kontribuesit dhe nismëtarët e kësaj darke përcolli Kryetarit i Komisionit të Fushatës: Marjan Cubi.
Ai falenderoi veçanërisht këngëtarin Agim Gërbeshi, i cili me nismën e tij dhe të kolegëve Shqipe Kastrati, Alfred Popaj e Grupi 4 Yjet, organizoi falas, me qëllim që mjetet financiare që do të mblidhen t’i dërgohen Katedrales në Prishtinë.
Marjan Cubi deklaroi në emër të komisionit se u mblodhën 26,700 dollarë.