Koreja Veriore publikon pamje nga testimi i raketës me rreze te mesme veprimi

Phenjan,31 janar 2022 – Koreja Veriore ka publikuar disa fotografi, të cilat ka thënë se janë siguruar nga testimi i raketës më të fuqishme në pesë vjetët e fundit.

Në fotografitë e kryera nga Hapësira shihen pjesë të Gadishullit Korean dhe zona tjera përreth.

Phenjani ka konfirmuar të hënën se ka testuar raketën balistike me rreze të mesme veprimi, Hwasong-12.

Në kapacitet të plotë, kjo raketë mund të arrijë mijëra kilometra, duke vënë zonat sikurse territori amerikan Guam, brenda perimetrit të sulmit.

Testimi i fundit ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar.

Phenjani ka kryer shtatë testime të raketave vetëm në muajin janar – aktivitet i cili është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Koreja Jugore, Japonia dhe kombe tjera.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ia ndalon Koresë Veriore testimin e raketave bërthamore dhe atyre balistike, prandaj edhe i ka vënë sanksione.

Mirëpo verikoreanët vazhdimisht injorojnë ndalesën.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë të hënën se rritja e aktivitetit arsyeton nisjen e bisedimeve me Phenjanin.

(REL)