Kosova bie tetë pozita në renditjen e raportit për lirinë e medies

Paris, 20 prill 2021 – Kosova ka shënuar regres në fushën e lirisë së shtypit. Në raportin e organizatës ndërkombëtare “Gazetarët pakufij”, sivjet, Kosova ka rënë tetë pozita më poshtë se vitin e kaluar,sivjet ajo është renditur në pozitën 78. Vitin e kaluar, Kosova ishte renditur në vendin e 70-të të kësdaj organizate.

Kështu, Kosova gjendet në grupin e vendeve me situatë problematike të lirisë së shtypit.

“Mediat në Kosovë, sikur në pothuajse të gjitha shtetet, vazhdojnë të jenë të ndara në linja etnike. Qasja në informacione shpesh është e kufizuar për një grup të veçantë etnik ose politik dhe në mediat kanë tendencë të fokusohen në çështjet që përbëjnë shqetësim për etninë të cilës I psërkasin dhe t’i mbulojnë ato nga këndvështrimi i tyre”, thuhet në raport.

Aty tërhiqet vërejtja edhe për sulmet e presionet me të cilat  përballen gazetarët, si edhe për pozitën materiale të mediave në Kosovë.

“Gazetarët në Kosovë dhe mediat janë të ekspozuara ndaj një ambienti armiqësor, që përfshin sulme fizike dhe verbale, sulme kibernetike, presion për censuruar veten dhe mungesë të transparencës për pronësi të mediave. Mediat e brishta financiarisht janë të ndjeshme edhe ndaj ndikimit politik dhe si rezultat i pandemisë, shumë gazeta kanë ndaluar të prodhuari gazeta të shtypura”, thuhet më tutje në raport.

Aty thuhet përmenden edhe raste dhe ngjarje të veçanta, të cilat flasin për lirinë emedies. Ndër të tjera, përmendet që gazetarëve nga Serbia u është ndaluar hyrja në Kosovë, me arsyetim se nuk i kishin njoftuar paraprakisht autoritetet kosovare, si edhe rasti i ndalimit të redaktores së portalit KoSSev, Tatjana Llazareviq, ku thuhet se pandemia e koronavirusit ishte përdorur si pretekst për ndalimin e saj.

Në raportin e organizatës “Reporterët pa kufij” rikujtohet se ende nuk dihet asgjë për fatin e gazetarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999.

(r.m.)