Kosova dhe shtetndërtimi diskutohen në Harvard University

Faton Bislimi, ligjërues nderi në Harvard – Ka kryer studimet e magjistraturës në këtë shkollë e që tani është profesor i ekonomisë dhe politikës në Kanada

 

Me ftesë së Shkollës Postdiplomike të Qeverisjes “John F. Kennedy” dhe Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard University, Faton Bislimi që ka kryer studimet e magjistraturës në këtë shkollë e që tani është profesor i ekonomisë dhe politikës në Kanada, ka mbajtur një ligjeratë (të premten më 1 shkurt) mbi procesin e shtetndërtimit në Kosovë dhe rolin e akterëve ndërkombëtar në këtë proces.
Jennifer Gala, koordinatore e programit të ligjëruesëve të nderit pranë Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar në Shkollën Postdiplomike të Qeverisjes “John F. Kennedy” në Harvard University në prezantimin që i bëri Bislimit, ndër të tjera tha se “është kënaqësi e vecantë për Qendrën tone në vecanti dhe shkollën tone në përgjithësi që ligjeratat e tilla për vitin 2013 i fillojmë me njërin nga njerzitë tanë.” Tutje znj. Gala u fokusua në karrierën e suksesshme akademike dhe profesionale të Bislimi dhe të arriturat e tij në fushën e hulumtimeve shkencore në zhvillim ekonomik dhe shkenca politike. Gala po ashtu u fokusua edhe në punën e suksesshme që kishte bërë Bislimi sa ishte student në Harvard duke ritheksuar edhe njëherë faktin që prania e tij në këtë universitet ka lënë mbresa shumë positive dhe të përherëshme për stafin akademik.
“Zëri i Fatonit ishte zë racional dhe i argumentuar për Kosovën dhe nevojën e Kosovarëve për shtet të pavarur. Puna e tij në këtë universitet nuk harrohet sepse ishte punë dinjitoze dhe me vlera.”
Në ligjeratën e tij, Bislimi u fokusua në marredëniet ndërmjet akterëve ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë dhe institucioneve vendore. Paraprakisht, ai po ashtu foli për të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës, duke elaboruar shkurtimisht historinë e Kosovën, luftën e fundit, dhe procesin që solli deri tek pavarësia e vendit. Në këtë muaj të pesë-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Bislimi tha se “progresi që ka shënuar vendi nuk duhet të kënaq askënd në atë masë sa që të vendnumërojmë. Përgjerësa ka patur progres, procesi i shtetndërtimit të Kosovës gjenden në fazën më kritike të tij. Kosova tani ballafaqohet me një mori problemesh që do të definojnë të ardhmen e vendit dhe shtetit. Për t’i zgjidhur këto probleme duhet lidership i guximshëm, i matur, i vendosur, dhe i përkushtuar ndaj interesave nacionale e assesi ndaj interesave tjera, qofshin ato partiake, grupore, apo edhe personale.”
Mirëpo, Bislimi theksoi se një pjesë të barrës për ecjen e ngadalshme të Kosovës drejt krijimit të një shteti të zhvilluar e bartin edhe akterët ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë. “Struktura e qeverisjes që ekziston tani në Kosovë, është një structure shumështresëshe në të cilën ndërlidhen shumë interesa dhe nevoja, si në mes ndërkombëtarëve dhe vendorëve, ashtu edhe në mes të vendorëve ndërmjet veti apo ndërkombëtareve ndërmjet veti.”
Ligjërata e Bislimit u përcollë me shumë vëmendje nga dhjetra studentë postdiplomikë të Harvard-it, professorë të ndryshëm, si dhe shqiptaro-amerikan që jetojnë në rrethin e Bostonit.
Anne Dwojeski, Ndihmës Drejtoreshë e Programit të Magjistraturës në Harvard Kennedy School u shprehë tejet e kënaqur me ligjeratën e Bislimit.
“Nga ligjerata e z. Bislimi kuptova dhe mësova gjëra për të cilat jam mirënjohëse. Unë kam qenë në Kosovë në një udhëtim studimor në vitin 2008 dhe ai vend më ka impresionuar, sic i impresionoi të pranishmit sot në këtë ligjeratë profesori Bislimi,” tha znj. Dwojeski.
Harvard University është universiteti më i njohur në botë dhe njëri ndër universitetet më të mira të SHBA-së dhë botës. Shkolla Postdiplomike e Qeverisjes “John F. Kennedy” është shkolla më prestigjioze e studimeve të qeverisjes, zhvillimit ekonomik, administrates publike dhe politikave publike, nga e cila kanë dale një numër I konsiderueshëm i liderëve shtetëror anekënd botës. Faton Bislimi ka kryer studimet e magjistraturës në Zhvillim Ndërkombëtar dhe Administratë Publike në këtë shkollë dhe ka qenë i nderuar me bursën presidenciale Kennedy Fellowship. Paraprakisht, Bislimi kishte mbaruar dy fakultete ne Universitetin e Teksasit në Shkenca Kompjuterike dhe Matematikë me burse të plotë. Pas magjistrimit nga Harvard, Bislimi ishte kthyer në Kosovë ku ka punuar si Menaxher Projektesh në UNDP dhe ligjërues në AUK dhe KU Victory në Prishtinë. Në vitin 2010, Bislimi ka mbaruar edhe një magjistraturë në Marrëdhënie Ndërkombëtare ne Dalhousie University (Kanada) ku edhe ka ligjëruar lendë të ekonomisë. Bislimi po ashtu ka ligjëruar edhe në Mount St Vincent University në Halifax, Canada, kurse tani është në përfundim të doktoraturës në University of Alberta në Edmonton, Canada.
Bislimi po ashtu është themelues i Fondacionit Bislimi Grup përmes së cilit kanë përfituar shkollim në SHBA dhe Kanada dhjetra kosovarë me bursa të plota. Ai ka ligjëruar edhe nëpër shumë universitete tjera nëpër botë, por kjo ishte hera e pare që ai ligjëroi në Harvard.
“Për mua ishte nder i vecantë të isha student këtu. Tani ishtë privilegj të ftohesha si ligjërues nderi dhe të mbaja këtë ligjeratë,” ka thenë Bislimi.
Përndryshe, ligjerata e Bislimit ishte ligjerata e pare e mbajtur në Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvard-it me temë Kosovën dhe me një ligjërues nga Kosova.