Kosova e kujton Ibrahim Rugovën, Presidentin Historik të saj

Prishtinë, 21 janar 2023 – Kosova e kujtoi sot me pijetet lideri e lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve të Kosovës dhe themeluesin e shtetit të Kosovës, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, në 17vjetorin e ndarjes nga jeta.

Autoritetet shtetërore dhe liderët politikë e vlerësuan Rugovën si figurë përbashkuese të shqiptarëve rreth projektit për liri, pavarësi e demokraci dhe si artikulues dhe afirmues të aspirates  shekullore të popullit të Kosovës në qendrat e vendosjes dhe në botën demokratike.

Në dedikimet e tyre për Presidentin Rugova shprehen vlerësime sipërore për platformën politike dhe për vizionin e tij për të ardhmen e Kosovës, sidomos për vendosjen e urave të miqësisë me botën demokratike, në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëkohësisht, u shpreh përkushtimi i të gjitha forcave politike për ruajtjen dhe thellimin e aleancave dhe miqësive me vendet demokratike.

This image has an empty alt attribute; its file name is Albin-Kurti-e-Vjosa-Osmani-duke-vene-kurore-mbi-varrin-e-Ibrahim-Rugoves-ne-17-vjetorin-e-vdekjes.jpg

Osmani: Trashënimia e Presidentit Rugova – dritë udhërrëfyese në përpjekjet për forcimin e shtetit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ambasadorët e akredituar në Kosovë, bënë homazhe dhe vendosën kurore lulesh mbi varrin e Presidentit Rugova.

Presidentja Osmani, në një prononcim për media, tha se Presidenti Rugova ishte lideri që i dha zë kërkesës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ajo theksoi se trashëgimia që ka lënë pas Presidenti Rugova i shërben Kosovës si dritë udhërrëfyese në përpjekjet për forcimin e shtetit të Kosovës.

“Sot, në përvjetorin e shkuarjes në amshim të Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik Ibrahim Rugova, e përkujtojmë më mall njeriun që u dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Natyrisht, është pikërisht trashëgimia që ai la pas që na shërben si dritë udhërrëfyese në përpjekjet tona të pandalura që ta forcojmë shtetin tonë, i cili u ndërtua me shumë mund dhe sakrificë të shumë burrave e grave të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Osmani tha se Kosova do t’i ruajë  dhe do t’i forcojë aleancat dhe miqësitë që Presidenti Rugova i ka krijuar në ditët më të errëta të Kosovës.

“Ashtu siç diti presidenti Rugova të krijojë miq e aleatë të cilët e mbështetën Kosovën në ditët e saj më të rënda e më të errëta, ashtu do t’i ruajmë këto aleanca në rrugëtimin tonë përpara derisa Kosova vazhdon të përballet me sfida”, theksoi ajo.

Presidentja Osmani tha se trashënimia e presidentit Rugova do të rrojë përherë ndër brezat që do të vijnë.

Ajo i falënderoi ambasadorët e akredituar në Kosovë që e nderuan sot figurën dhe veprën e Presidentit Rugova.

This image has an empty alt attribute; its file name is Kori-diplomatik-ne-Kosove-nderon-Ibrahim-Rugoven-ne-17-vjetorin-e-vdekjes.jpg

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se Prëesidenti Rugova do të kujtohet për qëndrimin e tij si intelektual, për politikën e tij paqësore, për qëndrimin e  tij human dhe për ndërkombëtarizimin e rezistencës qytetare të popullit të Kosovës.

“21 janari është ditë e ftohtë, një ditë në të cilën teksa e përkujtojmë presidentin Ibrahim Rugova, e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për çasjen humaniste dhe për ndërkombëtarizimin e rezistencës civile”, tha Kurti.

Abdixhiku: Rugova ishte prijësi identitar i popullit të Kosovës

This image has an empty alt attribute; its file name is Lumir-Abdixhiku-duke-vene-kurore-mbi-varrin-e-Ibrahim-Rugoves.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me drejtuesit e kësaj partie, bënë homazhe dhe vendorën kurora lulesh mbi varrin e Presidentit Rugova dhe vizituan familjen Rugova.

Abdixhiku e cilësoi presidentin Rugova si “atin themeltar të shtetit të Kosovës, prijësin identitar të popullit të Kosovës”.

‘Sot, në përvjetorin e 17-të të ndarjes nga jeta, e kujtuam atin themeltar të shtetit të Kosovës, prijësin identitar të popullit të Kosovës, Presidentin historik të Republikës, Dr. Ibrahim Rugova. Si udhëheqës i formacionit pavarësist e demokratik, si prijës i lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve të Kosovës, si themeltar e kryetar i Lidhjes Demokratike, ai e udhëhoqi popullin e Kosovës në përpjekjet kombëtare për liri, pavarësi e demokraci”, tha Abdixhiku.

‘Rugova, para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar. Refuzimi estetik i tij ndaj diktaturës, totalitarizmit e shtypjes së kohës, ishte nisje e mendimit të lirë. Ky rrugëtim i tij prej krijuesi u ndërpre nga një thirrje e kohës për t’i prirë lëvizjes më të madhe historike të shqiptarëve në Kosovë”, tha më tutje Abdixhiku.

Ai tha se vizioni dhe platforma politike e Rugovës për Kosovën e pavarur e sovrane, në miqësi të përhershme me SHBA-të, mbetet udhërrëfim për popullin e Kosovës sot e në të ardhmen.

“Programi dhe vizioni i tij politik për një Kosovë të pavarur e sovrane, e barabartë mes popujve të familjes euroatlantike, me miqësi të përhershme me SHBA-të u bë shpejt platformë nacionale e shqiptarëve të Kosovës. Kjo platformë vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne dhe sot’, u shpreh Abdixhiku.

This image has an empty alt attribute; its file name is Lumir-Abdixhiku-me-bashkepunetore-dhe-Fana-Rugova-ne-dhomen-e-kristaleve-te-Ibrahim-Rugoves.jpg

Ai theksoi se Presidenti Rugova mbetet figura më e madhe historike e gjithë popullit së Kosovës.

“Rugova udhëhoqi me përpjekjen tonë për liri, udhëhoqi me përpjekjen tonë për demokraci, dhe udhëhoqi me përpjekjen tonë për pavarësi. Si i tillë, ai mbetet figura më e madhe historike e gjithë popullit së Kosovës. Identifikimi me të, dje, sot dhe nesër, paraqet vlerë e këtë vlerë ne do ta mbrojmë dhe kultivojmë me përkushtim, me dije dhe me admirimin më të madh’, theksoi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Krasniqi: Ish presidenti Rugova la gjurmë në historinë e Kosovës

This image has an empty alt attribute; its file name is Memli-Krasniqi-per-Ibrahim-Rugoven.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në një dedikim në Facebook, shkruan se Ibrahim Rugova la gjurmë në historinë e Kosovës.

Ai e cilëson veprën intelektuale, politike e institucionale të Rugovës si “dëshmi të një historie unike politike në Evropë dhe botë”.

“Në përvjetorin e vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë përkushtimin e tij politik që la gjurmë në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.

Vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Dr. Ibrahim Rugovës, mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shtetësisë së Kosovës i shërben si dëshmi e një historie unike politike në Evropë dhe botë”, shkruan Krasniqi.

Haradinaj: Rugova i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur. Kisha nderin të bashkëpunoja me të

This image has an empty alt attribute; its file name is Ramush-Haradinaj-e-Ibrahim-Rugova.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një status të tij në Facebook, shkruan se presidenti Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet e tij si njëri ndër personalitet kryesore politike që tërë jetën ia kushtoi lirisë së Kosovës dhe shtetndërtimit.

“Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur. E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij”, shkruan Haradinaj.

(r.m.)

 

Comment

*