Kosova e mundi Gjeorgjinë në kualifikimet për botërorin “Katari 2020”

Batun (Gjeorgji), 2 shtator 2021 – Kombëtarja e Kosovës në futboll shënoi të enjten në mbrëmje fitoren e e parë në garat kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Ajo e mposhti Gjeorgjinë me rezultat minimal 0-1. Goli i vetëm në këtë ndeshje që u zhvillua në Batun të Gjerogjisë u shënua në minutën e 18-të. Në të vërtetë ishtë një autogol i mbrojtësit gjeorgjian Davit Khocholava.

Ekipi i Kosovës e dominoi plotësisht ekipin e Gjeorgjisë. Kosovarët luajtën mjaft rrjedhshëm në mesfushë dhe krijuan mjaft raste për shënim, ndërsa ekipi i Gjerogjisë nuk e krijoi asnjë rast të mirë për gol.

Lojtarët e Kosovës e filluan shumë mirë pjesën e parë të ndeshjes, kur Lirim Kastrati pati një depërtim të mirë drejt golit, por nuk arriti të shënojë.

Kosova e pati një rast të mirë edhe në minutën e 13-të. Këtsë herë ishte Elbasan Rashani ai që depërtoi shumë mirë në zonën egolit të kundërshtarit, por pasimi i tij nuk arriti te Vedat Muriqi, ndërsa goditjden e Valon Berishës e bllokuan mbrojtësit e Gjeorgjisë.

Pak pas këtij rasti u shënua goli. Hadërgjonaj depërtoi mirë në krahun e majtë, por krosimi i tij u bllokua për një çast, por ai arriti të pasonte për Valon Berishën, i cili krosoi në zonën para portierit të Gjeorgjisë. Ai e gjeti Muriqin që gjendej afër portieritkundërshtar, i cili e goditi topin me kokë, por në gol e dërgoi mbrojtësi Khocholava, i cili reagoi në mënyrë instiktive.

Pas golit, Kosova pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar, por krosimi i Lirim Kastratit nuk doli mirë për Vedat Muriqin.

Në vazhdim të ndeshjes ishte Gjeorgjia ajo që sulmoi më shumë, por Kosova arriti të mbrohej mirë.

Deri në fund të gjysmëlojës së parë Kosova i pati edhe dy raste të mirë që nuk irealizoi.

Edhe në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes kombëtarja e Kosovës ishte më e mirë. Vedat Muriqi e rrezikoi portën e kundërshtarit në minutën e 48-të, por goditjen e tij e priti portieri Loria.

Lirim Kastrati e pati një rast ideal ta përfundonte ndeshjen në minutën e 64-të, kur doli vetëm ballë për ballë me portierin  gjeorgjian, por nuk arriti të shënojë.

Edhe Bytyqi, i cili hyri në lojë në gjysmën e pjesës së dytë të ndeshjes, e kishte një rast të mirë për të shënuar gol, por gjuajti jashtëportës.

Kosova e shënoi një dol në minutën e 86-të të ndeshjes, por goli uanulua nga dhoma e VAR-it, e cila konstatoi se golshënuesi ishte në pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Kosova i mori pikët e para në turin e kualifikimeve për një kampiant botëror. Me këto pike, Kosova renditet në vendin e tretë të Grupit B, duke lënë prapa Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes tja se Kosova e shënoi një fitore shumë të rëndësishme dhe e merituar.

Ai tha se skuadra e tij e pati posedimin e topit të shumtën e kohës dhe krijoi raste të mira për të shënuar gola.

“E filluam shumë mirë ndeshjen, kishim shumë shanse dhe e patëm epërsinë me plot meritë”, tha ai, pas ndeshjes.

Challandes theksoi se ekipi i Kosovës e arriti këtë fitore me lojë kolektive.

“Kjo është një fitore e skuadrës. Për mua ishte shumë me rëndësi që të shënojmë një fitore kolektive. Është një hap i parë i mirë”, u shpreh ai.

Challandes tha se kombëtarja e Kosovës mund të shënonte fitore më të thellë, por i humbi disa raste të mira për të shënuar gol.

(r.m.)