Kosova – e para në rajon dhe e dyta në Evropë për raste pozitive me COVID-19

Prishtinë, 18 gusht 2021 – Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar deri më tani në Kosovë, brenda 24 orëve.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Universitetit të Oxfordit, aktualisht Kosova renditet e para në rajon për numër të të infektuarve me koronavirus në një milion banorë.

Pas Kosovës, renditen Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkaq në Evropë, Kosova radhitet e dyta, pas Britanisë së Madhe.

Sipas të dhënave të Universitetit të Oxfordit, Kosova është e treta në botë për rastet ditore të infeksionit  me COVID-19. Ajo renditet pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Qeveria e Kosovës ka marrë masa shtrënguese anti-COVID, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë. Ndër këto masa janë: mbyllja e klubeve të natës, ndalimi i ahengjeve në lokale të mbyllura, kufizimi i orarit të punës së sektorit të gastronomisë deri në orën 22:30 dhe dwshmia  e vaksinimit, testi PCR negativ i 72 orwve tw fundit ose testit rapid negative.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, si masw pwr minimizimin e rrezikut nga pasojat e infeksionit.

(r.m.)

Comment

*