Kosova është në pritje të veprimit të KFOR-it për heqjen e barrikadave

Prishtinë, 27 dhjetor 2022 – Sot bëhen 18 ditë nga bllokimi i rrugëve në pjesën veriore të Kosovës pas vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale, të koordinuara dhe mbështetura nga Qeveria e Serbisë.

Bllokimi i rrugëve dhe situata në këtë pjesë të vendit u diskutua të hënën në takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Në këtë takim, siç u njoftua nga zyra e kryeministrit, u tha se Qeveria e Serbisë, nëpërmjet strukturave të saj ilegale dhe grupeve kriminale, po provokon incidente në pjesën veriore të Kosovës, me qëllim që të pengojë vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit.

“Strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve të Republikës, institucioneve shtetërore, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-it’, thuhet në njoftim.

Të hënën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Angelo Michele Ristuccia, dhe me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark.

Kurti ka përsëritur edhe një herë se institucionet e sigurisë së Kosovës janë në pritje të veprimit të KFOR-it për heqjen e barrikadave dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes në pjesën veriore të vendit.

Por, komandanti i KFOR-it gjeneral-majori Angelo Michele Ristuccia, ka bërë të ditur se preferon një zgjidhje politike, përmesbisedimeve midis palëve.

Autoritetet e Serbisë kanë kushtëzuar heqjen e barrikadave me lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili është arrestuar për sulm ndaj zyrave të komisioneve komunale të zgjedhjeve në Mitrovicën Veriore dhe në Zubin Potok dhe me, siç thonë, tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga katër komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Por, historia e vendosjes së barrikadave në këtë pjesë të Kosovës është e vjetër tashmë. Kjo është hera e 13 e vendosjes së barrikadave në rrugët rajonale atje. Kjo ka ndodhur sa herë që Beogradi është përpjekur të pengojë ndonjë vendim të Qeverisë së Kosovës që ka kufizuar veprimin e strukturave paralele të Serbisë ose të grupeve kriminale të lidhura me pushtetin në Beograd.

Pwrtej kufizimit tw lirisw sw lwvizjes, vendosja e barrikadave wshtw shoqwruar me incidente serioze, pwrfshirw sulmet e armatosura ndaj pjeswtarwve tw Policisw e tw institucioneve tjera tw Kosovws, ndaj pjeswtarwve tw EULEX-it dhe ndaj pjeswtarwve tw KFOR-it.

Në shumicën e rasteve, ka qenë misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që i ka zhbllokuar rrugët nga barrikadat.

Herën e kaluar, barrikadat e vendosura pranë vendkalimeve kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjakë, u hoqën pas marrëveshjes për shtyrjen e vendimit të qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve të serbëve të Kosovës me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Vendimi për shtyrje u bë me sugjerimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

(r.m.)