Kosova i bashkohet Perëndimit në sanksionet ndaj zyrtarëve kinezë

Prishtinë, 2 prill 2021 – Qeveria e Kosovës ka sanksionuar katër zyrtarë të lartë dhe një entiteti kinez lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj pakicave etnike dhe fetare në rajonin Xinjiang të Kinës.

Këto sanksione janë në kuadër të sanksioneve të miratuar nga Bashkimi Evropian dhe masat restriktive konsistojnë në ndalimin e udhëtimit në territorin e Kosovës si dhe ngrirjen e pasurive të mbajtura në territorin e Kosovës të këtyre personave.

“Sugjerimi bazohet në pjesëmarrjen e tyre ndaj shkeljeve të të drejtave të minoriteteve etnike dhe religjioze në Xinjiang, duke përfshirë: ndalime arbritare masive dhe abuzimeve të rënda fizike kundër ujgurëve, popullsive kryesisht myslimane në Xinjiang si dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare në këtë rajon”, tha ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, duke prezantuar para qeverisë propozim-vendimin për sanksionet.

Më 22 mars, BE-ja kishte njoftuar se kishte sanksionuar, Chen Mingguo, drejtor të Byrosë së Sigurisë Publike të Xinjiang, njëherësh zëvendëskryetari i Rajonit Autonom të Ujgurëve në Xinjangut (XUAR), ish-kreun e XUAR, Zhu Haiul si dhe Wang Mingshan and Wang Junzheng – dy zyrtarë të lartë të administratës kineze në XUAR. Po ashtu ishte sanksionuar edhe një kompani ndërtuese.

Ajo tha se këto masa ndër të tjera “dëshmojnë angazhimin e Republikës së Kosovës për të kërkuar përgjegjësi për shkeljet e të drejtave të njeriut në botë”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë vendosur në sërë sanksionesh ndaj zyrtarëve kinezë për abuzimet e të drejtave të njeriut të pakicave etnike, kryesisht myslimane në këtë rajon të Kinës.

“Marrja e një vendimi të tillë kontribuon në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në, si aleate të rëndësishme strategjike, BE-në dhe partnerët e tjerë në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”, tha Gërvalla.

SHBA-ja ka thënë se Kina po kryen “gjenocid të vazhdueshëm” ndaj ujgurëve në Xinjiang.

(REL)

Comment

*