Kosova në zi për viktimat e aksidentit në Bullgari

Prishtinë, 24 nëntor 2021 – Sot në Kosovë është ditë zie, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi të martën në Bullgari.

Vendimi për shpalljen e zisë ështtë marre nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në aksidentin tragjik që ndodhi të martën në autostradën “Struma” në Perëndim të kryeqytetit  bu.llgar, Sofje, e humbën jetën 45 persona, shumica nga Shkupi e rrethina. Mes tyre ishin edhe 12 fëmijë.

Viktimat po ktheheshin nga Sgtabolli me autobusin e kompanisë “Besa Trans”, që për shkaqe tash për tash të panjohura u përfshi nga zjarri i përhapur me shpejtësi të madhe.

Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie në nderim të viktimave të kësaj tragjedie.

Aksidenti i autobusit të Maqedonisë së Veriut  në Bullgari konsiderohet si aksidenti më i rëndë i trafikut në 10 vjetët e fundit në Evropë.

(r.m.)

Comment

*