Kosova po e përgatit pasaportën digjitale të imunizimit për COVID-19

Prishtinë, 17 shtator 2021 – Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka thënë se tashmë është dizajnuar certifikata digjitale e imunizimit për kosonavirus, me të cilën mundësohet lëvizja e lirë e shtetasve kosovarë të imunizuar në shtetet e Bashkimit Evropian.

Zyrtarë të ministrisë kanë thënë se tani po punohet ngushtë me akterët e Komisionit Evropian që ajo të pranohet.

“Përgjegjësitë e Ministrisë se Shëndetësisë janë të dizajnojnë cerifikatën sipas kritereve të Komisionit Evropian dhe të përmbushë standardet që ky dokument duhet t’i ketë, si edhe të kërkojë dhe të avokojë sa më shumë që ka mundësi te Komisioni Evropian që certifikata të njihet sa më parë”, ka thënë zyra përinformim e Ministrisë së Shëndetësisë.

Procesi i imunizimit të popullatës në Kosovë kundër koronavirusit ka nisur në muajin mars. Deri më tani, rreth 400 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Tash për tash, të vaksinuarit pajisen me kartelë vaksinimi.

Certifikata digjitale lëshohet në formë të shtypur dhe në format digjital. Ajo ka një QR-kod, me të dhëna personale, më datën e imunizimit dhe me llojin e vaksinës të marrë.

Certifikata digjitale do tëvlejë një vit.

(r.m.)

Comment

*