Kosovarit i grabitet vetura “Audi Q7” në Rrugën e Kombit

Tiranë, 6 shtator 2021 – Një shtetasi të Kosovës i është grabitur vetura nga disa persona të armatosur në Rrugën e Kombit, të dielën në mbrëmje.

21-vjeçari Meriton Ahmetaj nga Kosova ka denoncuar në polici se atij i është grabitur vetura “Audi Q7”, me targa të Kosovës 04-599 FO, në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Ahmetaj ka deklaruar se disa persona të armatosur ia kanë bllokuar rrugën dhe ia kanë marrë veturën “Audi Q7”, e më pas janë larguar në drejtim të Rrëshenit nëpër Rrugën e Kombit.

Burime për Report Tv nga policia e Lezhës kanë konfirmuar se një veturë “Audi Q7” pronë e një shtetasi të Kosovës është vjedhur të dielën në mbrëmje, por gjatë grabitjes nuk janë përdorur armë.

Sipas policisë, dy të rinjtë kanë deklaruar në polici se kanë qenë duke ardhur nga Kosova në Shqipëri dhe në Milot janë ndalur për të blerë fruta-perime. Aty janë bllokuar nga një automjet në të cilin gjendeshin tre persona që ia kabllokuar rrugën, e pastaj ua kanë grabitur veturën.

Po sipas denoncimit, dy të rinjtë nuk janë dhunuar dhe nuk kanë parë armë. Ata kanë thënë se nuk kanë mundur t’i shquajnë fytyrat e personave që ua kanë grabitur veturën.

Policia ka thënë se disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Kurbin dhe janë sekuestruar pamjet filmike që mund të ndihmojnë zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.

Policia e Kurbinit, përmes një njoftimi zyrtar, e ka konfirmuar rastin.

“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip ‘Audi’, me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar, ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Rrahman Ahmetaj nga Korisha e Prizrenit, , babai i Meriton Ahmetajt, ka treguar në mënyrë më të detajuar ngjarjen, siç ia karrëfyer i biri. Ai ka thënë djali i tij dhe bashkudhëtari i tij kanë qenë duke ukthyer në Kosovë nga Mali i Zi, kur u është grabitur vetura. Sipas tij, grabitësit i kanë ndjekur nga prapa me dy vetura, nga njëra prej të cilave u ështe ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë, gjë që i ka detyruar të rinjtë të ndalen.

Sipas Rrahmanit, grabitësit, të cilët kanë qenë të armatosur me kallashkikov, ua kanë grabitur dy të rinjëve gjithçjka qëkanëpasur, nën kërcënimin e armëve.

“Kur kanë ardhë në Milot janë ndalë me marrë pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë. Në momentin që kanë kaluar 5-6 kilometra prej vendit ku janë furnizuar me pije, iu është ndezë një dritë vezulluese, e ngjashme me atë të policisë. Meritoni ka qenë shofer i makinës dhe thotë se ka qenë zonë e kufizuar në 60 kmh, kurse ky ka zhvilluar shpejtësi 80, prandaj ka menduar se janë policia e shtetit”, ka treguar ai për KlanKosovën.

“Në momentin që është ndalë Meritoni, ajo makina që ka qenë më drita të policisë iu është bashkëngjitë nga prapa veturës, kurse makina tjetër ia ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtënat me kallashnikov dhe i kanë bastisë me armë në kokë. Të gjitha pajisjet ua kanë marrë”, ka shpjeguar ai.

“Kanë vazhduar rrugën për një kilometër me vrap drejt Milotit, ku ka pasur qarkullim më të dendur dhe kanë hasë në një patrullë të policisë, e cila i ka çu në komisariat në Laç”, ka  thënë ai.

(r.m.)     

Comment

*