Kosovë: Asnjë viktimë, 21 raste të reja me COVID-19

Prishtinë, 2 nëntor 2021 – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën, më 2 nëntor, janë regjistruar 21 raste me koronavirus, pas testimit të 1.651 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 2 nëntor, 10 persona janë shëruar derisa 441 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.977 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 730.037 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 838.946 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 2 nëntor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 40.6 për qind e popullsisë së përgjithshme.

(REL)

Comment

*