Kosovë: Edhe 5 viktima dhe 1.765 të sëmurë nga COVID-19

Prishtinë, 17 gusht 2021 – Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të martën se gjatë 24orëve të fundit janë regjistruar edhe 5 raste të vdekjes nga COVID-19. Viktimat ishin nga komunat e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vitisë.

Ministria njoftoi gjithashtu se, gjatë 24 orëve të fundit, në laboratorët publikë dhe privatë janë shënuar edhe 1.765 raste të reja me COVID-19. Kjo shifër ka rezultuar pas testimit të 9.581 mostrave.

Sipas njoftimit, shifra më e lartë e të infektuarve i përkatësin grupmoshës 20-29 vjeç (434 vetë), dhe grupmoshës 30-39 vjeç (285 vetë).

Shifër e lartë e të infektuarve ka rezultuar edhe ajo e grupmoshës 10 deri 19 vjeç (179 vetë).

Sipas njoftimit, aktualisht në Kosovë janë active 10.183 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kjo është shifra më e lartë e vaksinave të administruara në Kosovë brenda harkut kohor 24-orësh.

Prej fillimit të vaksinimit e deri të martën, në Kosovë janë dhënë 601.701 doza të vaksinës, ndërsa me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 213.279 qytetarë.

Javën që shkoi, Ministria e Shëndetësisë e ka miratuar edhe vaksinimin e të rinjëve nën 18-vjeç.

(r.m.)