Kosovë: Komuniteti i bizneseve e mbështet themelimin e Gjykatës Komerciale

Prishtinë, 21 tetor 2021 – Bizneset në Kosovë e mbështesin nismën e Qeverisë për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Në një forum të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe Programi i USAID për Drejtësi Komerciale u tha se themelimi i kësaj gjykate do tw ketw ndikim pozitiv nw zhvillimin e sektorit privat të ekonomisë dhe në përmirësimin e klimës për investime.

Doarsa Kica-Xhelili, deputete dhe kryesuese e grupit punues pranë Komisionit Parlamentar për Legjislacion tha se Gjykata Komerciale do tw lehtwsojw operimin e bizneseve.

Ajo tha se, si kryesuese e grupit punues, konsideron se miratimi i Ligjit për Gjykatën Komerciale është esencial për pwrshpejtimin e zgjidhjes së konteksteve dhe për trajtimin e barabartë të të gjitha bizneseve.

Kica-Xhelili tha se grupi është i gatshëm ta shtyjë procesin për themelimin e kësaj gjykate në një afat sa më të shpejtë, gjithmonë duke marrë në konsiderim sugjerimet dhe komentet e institucioneve dhe të organizatave përkatëse.

Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Tea Blakaj-Hoxha, foli për risitë që do tw sjellw themelimi i kësaj gjykate. Sipas saj, Gjykata Komerciale do të jetë shembull edhe për gjykatat tjera, për mënyrën e menaxhimit dhe për funksionimin e saj.

“Gjykata Komerciale rrit transparencën dhe llogaridhënien”, tha ajo.

Ajo tha se pas themelimit të kësaj gjykate do të ketë rritje të numrit të gjyqtarëve dhe të bashkëpunëtorëve profesionalë.

Chris Thompson, udhëheqës i Programit të USAID për Drejtësi Komerciale përmendi rëndësinë e Gjykatës Komerciale në rritjen e vendeve të punës dhe krijimin e hapësirës adekuate për investimet e huaja, e edhe ato vendore në Kosovë.

Thompson tha se menaxhimi i vështirësive të gjykatës, i konstatuar nga komuniteti i biznesit, asistimimi i gjyqtarëve, shqyrtimi i rasteve në mes bizneseve dhe Qeverisë, si dhe adresimi i konteksteve në një adresë të vetme dhe të duhur janë disa nga lehtësimet që do i sillte themelimi i Gjykatës Komerciale.

Avokati Ardi Shita, njëherit edhe moderator i kësaj tryeze tha se nuk ka zgjidhje më të mirë për përmirësimin e të bërit biznes, se themelimi i Gjykatës Komerciale, dhe kjo nuk vlen vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për vendet e tjera të rajonit.

(r.m.)

Comment

*