KQZ “katandiset” me 4 anëtarë

Anëtari i partisë greke i bashkangjitet bojkotimit të Partisë Socialiste

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pësoi një tjetër tronditje pasi anëtari Jani Jani ngriu pjesëmarrjen e tij. Zoti Jani është propozuar nga Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut si forca e dytë opozitare, përputhtas me ligjin zgjedhor. Pas vendimit të zotit Jani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tri anëtarë më pak. Të tri anëtarët duhet të zgjidhen mes partive të opozitës.
“E mora këtë vendim në shenjë solidariteti me kolegët e tij Biba dhe Shtylla, por edhe Muho, i shkarkuar tashmë nga KQZ-ja. Mazhoranca ka cenuar haptazi veprimtarinë e KQZ-së”-tha zoti Jani.
Përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit hynë në më pak se dhjetë orë në një problem serioz pasi dy anëtarë Denar Biba dhe Albana Shtylla dhanë dorëheqjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kryetari socialist Edi Rama tha se duhet përmirësuar imazhi i Shqipërisë dhe se zgjedhjet do të fitohen nga opozita: “Institucioni i KQZ-së është hedhur në erë. Zgjidha është e përcaktuar në Kodin Zgjedhor, dokumenti i rregullave të lojës i miratuar me konsensus është shkelur me të 4 këmbët dhe shumica është në dorën e mercenarëve. KQZ-së t’i rikthehet legjitimiteti, me qëllim që procesi i zgjedhjeve të ketë dinjitetin që shqiptarët meritojnë. Ne kërkojmë kthimin e ligjshmërisë për KQZ që t’i japë procesit dinjitetin që meriton Shqipëria. Ne si koalicion do të fitojmë edhe sikur KQZ ta marrë Saliu ta fusë në kuzhinë. Problemi qendron tek domosdoshmëria që Shqipëria të zhduket nga harta e regjimeve hibride. Ne zgjedhjet do t’i fitojmë më 23 qershor, Shqipëria do të rilindë”.
Zoti Rama foli pas takimit me treshen e ambasadorëve Aleksandër Arvizu (SHBA), Ojgen Volfart (OSBE) dhe Etore Sekui (Komisioni Europian).
Kurse kryeministri Sali Berisha i përsëriti diplomatit amerikan Xhonatan Mur, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit si dhe Reporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës se “balancimi politik i KQZ dhe të gjithë administratës zgjedhore është guri i themelit që ka çuar në përmirësimin shumë të madh të procesit zgjedhor që nga viti 2005 deri sot dhe se ruajtja e këtij parimi si dhe integriteti i çdo anëtari ka rëndësi themelore për mbarëvajtjen dhe besimin e të gjitha palëve në proces”.
Zoti Berisha tha se ishte i shqetësuar “për politizimin e mëtejshëm nga zoti Rama të çështjes së KQZ nëpërmjet tërheqjes së dy anëtarëve” dhe shprehu shpresën se “Partia Socialiste do të plotësojë brenda afateve ligjore anëtarësinë e KQZ”.
PS nuk paraqiti asnjë emër anëtari, pavarësisht kërkesës së kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli që kjo duhej bërë sipas Kodit Zgjedhor, brenda 48 orëve.
Partia Socialiste është e papërfaqësuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi dy anëtarët e propozuar prej saj Albana Shtylla dhe Denar Biba dhanë dorëheqjen. Ky zhvillim e përfshin përgatitjen e zgjedhjeve në një problem që duhet zgjidhur me votim në Kuvend.
Albana Shtylla anëtare dhe Denar Biba nënkryetar u tërhoqën me arsyetimin se është cenuar integriteti dhe shkelur ligji. Pas dorëheqjes së tyre, Partia Socialiste është e papërfaqësuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kuvendi duhet të votojë sërish anëtarët e rinj që do të propozohen nga aleatët opozitarë, përfshi Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Debati u tensionua sërish të enjten, dje, në seancën plenare të Kuvendit. Kryetari i deputetëve socialistë Gramoz Ruçi tha se shumica qeveritare po politizon administratën zgjedhore dhe se “në Shqipëri nuk ka pavarësi kushtetuese, nuk ka votë të lirë, nuk ka institucione të lira”.
Në debat me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli pyeti nëse “ka patentë më të mirë evropiane që pushteti në Shqipëri nuk merret me votë të lirë dhe të ndershme, kur pushteti në Shqipëri nuk mbahet me votë? A ka diskutim më të mirë për të trajtuar problemin në këtë seancë pas një seance, kur është vrarë besimi i shqiptarëve tek vota e lire që është patenta kryesore evropiane? A ka diskutim më të mirë kur 3 ditë më parë u vra pavarësia e institucionit të zgjedhje? Në vendin tonë shkelet Kushtetuta dhe ligji. A ka patentë evropiane më të mirë se këtij vendi i mungojnë gjithçka por më shumë i mungon parlamentarizmi me gjithë këto shantazhe që bëni ju? A ka patentë më të mirë se ky vend nuk vuan nga mungesa e ligjit por nga moszbatimi i ligjit? E pra a ka më keq në cilin parlament të Evropes një kryetar i Kuvendit i thotë deputetëve ‘do ikni për lesh’? Po ju do të ikni për lesh, se ne këtë vend drejtësia, shëndetësia, shërbimi arsimor blihet… Do të ikni se nuk ka pavarësi të institucioneve kushtetuese dhe pavarësi të votës së lirë, se e keni lënë Shqipërinë në vendin e parë në Evropë për korrupsion dhe se kriminaliteti është dyfishuar. Sot e kësaj dite me vjedhjen e votave në 2009, ju nuk jeni mazhorancë se keni ardhur me vota të vjedhura. Po na turpëroni para Evropës, po na diskretitoni dhe po na prishni me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë dhe ju thoni ‘po ikni për lesh’. Jemi fiks dy muaj para zgjedhjeve institucioni i kryesor i zgjedhje është inekzistent, ka vdekur Parlamentarizmi dhe besimi i shqiptarëve tek vota e lirë”.
Kurse kryetari i deputetëve të Partisë Demokratike, Astrit Patozi tha se zgjedhjet e 23 qershorit do të zhvillohet pavarësisht përpjekjeve të opozitës për t’i bllokuar:
“Zgjedhjet do të mbahen dhe do t’i fitojë PD! Zëvendësimi i një anëtari të KQZ nuk është një çështje mes PS dhe LSI. Ne jemi të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e kemi detyrim ligjor dhe moral të mbrojmë institucionin përballë çdo kërcënimi”.
Sipas tij, me shkarkimin e Ilirjan Muhos që ishte anëtar nga LSI në KQZ, u bë një veprim i drejtë dhe aspak në kundërshtim me ligjin.
“Kuvendi nuk ka mbajtur kurrë zi për shkarkimin e një funksionari dhe anëtari të KQZ, janë liruar dhe shkarkuar shumë më të rëndësishëm se Ilirjan Muho dhe Kuvendi s’e ka kthyer kokën pas. Politikanët nuk merren me të shkuarën, por shohin nga e ardhmja. Por kjo është pasoja e re e krushqisë së 1 prillit. Dje i dhatë çdo shqiptari arsyet pse Ilirjan Muho nuk mund të qëndronte asnjë dite në KQZ, sepse anëtarë e KQZ, u sollën si militantë të thekur partie, se kur Rama jep komandën ‘bajonetë shpo!’, ato nisën. Rama trimi që deklaronte se edhe në shtëpinë e vet po t’i numëronte votat Saliu nuk do e shmangte fitoren, i bie se fitoren e përcaktoka vetëm një anëtar i KQZ. Çfarëdo vendimi të marrë Edi Rama zgjedhjet do mbahen se janë e drejta kushtetuese e shqiptarëve. Ajo që për shqiptarët është një e drejtë, për Ramën dhe PS është detyrim kushtetues, të cilit po i shmanget. Ligjet e vendit garantojnë mbajtjen e zgjedhjeve” – tha zoti Patozi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të ketë raportin e 7 anëtarëve 4-3 për partitë qeveritare ndaj opozitës ose që njihet “barazpeshim politik”. Partitë e mëdha në qeveri dhe në opozitë kanë nga dy anëtarë, ndërsa partitë e dyta në qeveri dhe opozitë nga një anëtar. Partia Republikane forca e dytë qeveritare propozoi kandidatët Klement Zguri dhe Patriot Çobo (u votua Zguri). Lëvizja Socialiste për Integrim forca e dytë në opozitë duhet të ketë komisionerin që ka Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut (Jani Jani).

Deputeti i PS-së Gramoz Ruci, duke folur gjatë seancës parlamentare.

Deputeti i PS-së Gramoz Ruci, duke folur gjatë seancës parlamentare.

Comment

*