KQZ miraton sot tabelat me rezultatet e zgjedhjeve në 11 qarqe

Tiranë, 4 maj 2021 – Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të miratojë sot tabelat me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në 11 qarqe të Shqipërisë.

KQZ njoftoi se në mbledhjen që do të fillojë në orën 15:00 pritet të miratohet tabela për rezultatin e votimit në 11 qarqet e vendit për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë.

Në këtë mbledhje KQZ pritet të miratojë rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastrën.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhje publike diten e Marte, dt. 04.05.2021 ne oren 15:00.

Rendi i dites:

Projektvendim “Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Berat, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

2. Projektvendim “Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

3. Projektvendim “Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

4. Projektvendim “Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

5. Projektvendim “Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

6. Projektvendim “Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Elbasan, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

7. Projektvendim “Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

(r.m.)