KQZ u jep mandatin 4 deputetëve të rinj

Komisioneri Ilirjan Celibashi plotësoi vakancat në Kuvendin e Shqipërisë.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike plotësoi vakancat e njoftuara nga Kuvendi i Shqipërisë.
Komisioneri vendosi dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë:
Zj. Mimi Pjetër Kodheli, kandidate e listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Tiranë;
Z. Denis Mehmet Deliu, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës;
Zj. Mirela Llambro Pitushi, kandidate e listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Fier;
Zj. Elda Artan Hoti, kandidate e listës shumemërore të Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim, Qarku Lezhë.