Kraja: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të paprekshme

Prishtinë, 2 janar 2022 – Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka thënë se Kosova nuk duhet ta ketë “obsession” dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se ky proces duhet të konsiderohet si një punë normale.

Kraja, në një intervistë për televizionin Klan Kosova, ka thënë se deri më tash kapasur mungesë transparence lidhur me dialogun dhe se në marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të dialogit “ka gjëra që e dëmtojnë sovranitetin e Kosovës”.

Ai ka theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës duhet të mbeten të paprekshme ndërsa për Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe kathënë se duhet të formohet vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka theksuar se bashkësisë ndërkombëtare duhet t’i bëhet e qartë se Kosova është palë e dëmtuar nga lufta dhe të mos lejojë asnjëherë të bëhet barazimi i viktimës me agresorin.

(r.m.)