Kreu i KMSH kërkon të zbardhet rasti i plagosjes së besimtarëve në Tiranë

Tiranë,19 prill 2021 – Kryetari i Komunitetit të Muslimanëve në Shqipëri, Bujar Spahiu, ka reaguar në lidhje me sulmin me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, ku u plagosën 5 besimtarë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu u ka bërë thirrje organeve  përkatëse që sa më parë të zbardhen motivet e këtij sulmi ndaj besimtarëve muslimanë në këtë ditë Ramazani.

Njëkohësizsht, Spahiu i lutet Zotit për shërimin sa më të shpejtë të të plagosuve.

Reagimi i Spahiut:

U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.

Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Personi është në duart e forcave të rendit.

Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.

(r.m.)

Comment

*