Krimineli serb i luftës, Karaxhiq, në burg me pedofilë dhe përdhunues

Londër, 29 maj 2021 – Autoritetet britanike kanë rëndë dakord që krimineli serb i luftës, Radovan Karaxhiq, të vuajë pjesën tjetër të dënimit në një burg në ishullin “Weight”.

Në këtë burg vuajnë dënimet pedofilët dhe përdhunuesit.

Karaxhiq është vendosur në burgun e “Weight”, me që aty ka më pak të burgosur muslimanë. Vetëm 10 për qind e të burgosurve në kët burg janë muslimanë, popullatë kjo që në Bosnjë e Hercegovinë ka qenë viktimë e krimeve monstruoze të kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Karaxhiqi.

Gazeta britanike “The Sun” shkruan se Karaxhiqi do të jetojë në qeli që nuk kanë as toalet.

Shumica e të burgosurve janë mbi 50-vjeç dhe shumë prej tyre vuajnë nga demenca. Një burim i ka thënë këtij mediumi se “ai nuk e di çfarë e ka gjetur”.

“Kasapi i Bosnjës”, tani 75 vjeç, në vitin 2016, u dënua me 40 vjet burg nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, pasi u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës, të kryer në korrik të vitit 1995, ku forcat serbe në Bosnjë vranë më shumë se 8 000 muslimanë.

Masakra e Srebrenicës ishte krimi më i rëndë i kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

(r.m.)