Krishtlindjet, në kalendarin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtëre e Kulturore Shqiptare në Shkup

Shkup, 23 dhjetor 2021 – Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Por përveç anës spirituale dhe fetare, festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që ITSHKSH është përcaktuar që prej sivjet ta shënojë këtë ditë dhe ta bëjë një festë tradicionale në kalendarin e ngjarjeve që do të përmbyllin vitin në Institutin tonë.

Por është edhe një arsye tjetër, pse pikërisht ITSHKSH po e integron këtë festë në kalendarin e vet. Kjo gjithsesi lidhet me një nga figurat më emblematike dhe më planetare, emrin e së cilës e mban edhe Departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Tereza, një emër që u bë simbol i dimensionit shpirtëror të njerëzimit dhe përkushtimit ndaj njeriut të harruar, të lodhur e të sëmurë…

ITSHKSH e organizoi këtë pritje solemne edhe për të nderuar kujtimin ndaj të gjitha atyre familjeve fisnike dhe personaliteteve shqiptare katolike të Shkupit, përfshi edhe udhëheqësit shpirtërir siç ishin Pjetër Bogdani, Ndue Bytyçi, Lazër Mjeda, Zef Rama, Gaspër Gjini etj.   të cilët me kontributin e tyre emancipues ishin vertikalja shpirtërore e këtij kryqyteti dardan.

Prof.dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH theksoi se është një kënaqësi që po organizohet kjo ceremone solemne festën e Krishtlindjeve, por edhe për të kujtuar një traditë që dikur ishte pjesë e jetës sonë urbane këtu në Shkupin e Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës e Hasan Prishtinës.

“Më vjen shumë mirë që ITSHKSH sivjet, dhe besoj edhe në vitet në vijim, po bëhet një pikëtakim i ngrohtë i njerëzve që duan të jenë pranë njeri tjetrit të frymëzuar edhe nga dashuria për Jezi Krishtin, por edhe për të reflektuar mbi mundësitë tona që për një çast të lëmë mënjanë mëritë, urrejtjet dhe hatërmbejtjet  në favor të një energjie përbashkuese midis atyre që duan të jetojnë dinjitetshëm në këtë botë të trazuar nga sfidat e shumta që po na godasin”, nënvizoi Asani.

Pastaj Dr. Asani vuri në dukje se ITSHKSH me shumë dashuri në gjiun e vet  ka një Departament që lidhet me trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës dhe kjo është pikënisja ku mund të fillojë reflektimi ynë ndaj  traditave të mira që kishte Shkupi i dikurshëm, atëherë kur shkëlqimi i mbrëmjeve të Krishtlindjeve paralajmëronte një agim në horizonin tonë të pritjeve, për një orientim civilizues që na i bashkon vlerat dhe aspiratat evropiane.

“Uroj që Krishtlindjet e sivjeme të na gjejnë të gjithëve bashkë pranë të dashurve dhe familjeve tona, kurse ITSHKSH gjithë besimtarëve krishterë ua uron këtë festë sublime, me dëshirë që edhe në vitet e ardhshme të shihemi në të njetin vend dhe në të njejtën  date”, tha në fund të fjalës së tij Dr. Asani.

Në kremtikmin e Krishlindjeve në ITSHKSH ishte i pranishëm edhe Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës. Ai përgëzoi TSHKSH për iniciativën që 23 dhjetori të jetë ditë tradicionale e kremtimit të Krushlindjeve dhe vuri në dukje nevojë për të qenë bashkë në ide e projekte që sjellin progress për të gjithë njerëzit.

Intelektualja dhe diplomatja Adelina Marku pasi shprehu mbështejen për një nismë të tillë tha se nuk kishte pasur shumë  njohuri për familjet katolike shqiptare të Shkupit, por, siç tha ajo, kishte mësuar shumë nga kërkimet e ITSHKSH.

“Mbamendjen e kam që nga fëmijëria, konkretisht nga trashëgimia  kulturore e familjes. Mund të flas për origjinën e mbiemrit tim që është i krishter dhe shqiptar. Fëmijëria ime ka një kujtesë të strukturar mirë për atë që unë sot e quaj liri origjine, fetare e kulturore.  ITSHKSh do të ishte mirë që të vazhdojë të fokusohet në afirmimin e trashëgimisë sonë kulturore kombëtare, duke filluar me ndriçimin e të kaluarës së Kishën Mbigur si Bigorksi në rrethin e Dibrës dhe të antropoligjinë së varreve të fisit Marku në fshatin Bohmovë, varre këto që flasin për layshinë tonë fetare, të cilët mbajnë mbishkrime myslimane kurse kanë një arkitektoni të krishterë”, tha Adelina Marku.

Në këtë ceremoni solemne ishte prezente edhe gazetarja si dhe producentja e hymnit të Nënës Tereze, Dijana Toska e cila në fjalën e saj përshëndetëse u përqëndrua në madhstinë planetare të kësaj gruaje me shpirt të madh. Sipas saj, Nënë Tereza nuk e kërkoi lavdinë, ia dhanë të varfrit e saj. Ajo ndërmjetësoi një armëpushim midis ushtrisë izraelite dhe guerilëve palestinez për të shpëtuar 37 fëmijë të bllokuar në një spital dhe mori epitetin e gjeneralit të paqës, ajo ndërtoi Shanti Nagarin, qytetin e paqës. U dekorua me çmimet më prestigjioze në botë, për promovimin e njerëzimit, paqës dhe vëllazërimit midis popujve, u shpall Doktor Nderi, mori edhe Çmimin Nobel për Paqë. Poezitë e saja janë vetë paqja në botë, janë Kombet e Bashkuara që i japin dritë unit universal, nënvizoi Dijana Toska.