Kroacia nuk jep garanci për llirimin nga paraburgimi të Thaçit

Zagreb, 5 maj 2021 – Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka thënëe të mërkurën se nuk ka ofruar garanci për lirimin e përkohshëm nga paraburgimi të ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte.

“Nuk kam ofruar kurrfarë garancish dhe as nuk mund ta bëj këtë. Kjo, thjesht, është e pamundur”, ka thënë presidenti kroat, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Presidenti Milanoviq ka thënë se akuzat e ngritura kundër zotit Thaçi pas kaq vitesh “e dëmtojnë rajonin”, sepse Thaçi akuzohdet në kohën që autorët e krimeve të luftës në Serbi nuk trazohen fare nga askush.

“Tani dikush në çarshinë e Beogradit ndoshta do të ma zë për të madhe, por unë nuk jam armik i serbëve. As nuk kam qenë, as nuk do të jem kurrë. Thjesht, mendoj se është e dëmshme. Thaçi duhet të ishte akuzuar ose të ishte lënë i qetë, sepse disa njerëz nga Beogradi po kalojnë lehtë (të paprekur)”, tha Millanoviq”, është shorehur ai.

Ai ka shprehur bindjen se Thaçi ka të ngjarë “ta arrijë pleqërinë” para gjykatës, për shkak të akuzave “të paprovuara”.

Komentet e presidentit kroat pasuan debatet lidhur me vendimin e Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuasra të Kosovës me seli në Hagë për refuzimin e kërkesave për mbrojtje në gjendje tëlirë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

(r.m.)

Comment

*