Kroacia siguron vendin e tretë në Botërorin “Katar 2022”

Kroacia mposht Marokun me rezultatin 2-1 dhe siguron vendin e tretë në Botërorin e Katarit, teksa lojtarët do të rikthehen në shtëpi me medalje.

Pas statusit të nënkampiones në Botërorin e kaluar, kombëtarja ballkanase me në krye trajnerin Zlatko Daliç ia del sërish të bëjë një paraqitje mëse dinjitoze, ndërsa nga ana tjetër, për t’u vlerësuar edhe i gjithë rrugëtimi i Marokut që ishte edhe surpriza më e madhe në Katar.

Ndërkaq, sa i takon kronikës së ndeshjes, pjesa e parë nisi me ritëm maksimal teksa ishin kroatët ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Josko Gvardiol. Talenti i mbrojtjes shënoi me kokë pasi ekzekutimi perfekt të një skeme nga goditja e dënimit. Megjithatë, nga ana tjetër, marokenët nuk u impresionuan dhe reaguan menjëherë teksa në aksionin pasardhës barazuan shifrat me anë të Dari. Mbrojtësi shfrytëzoi një harkim nga goditja e dënimit e kryer nga Ziyech dhe me kokë mposhti portierin Livakoviç.

Minutat në vijim ishin më të balancuara teksa një rast nga hiçi e krijoi Modric me lëvizjet e tij mashtruese në hyrje të zonës. Mesfushori ballkanas gjeti hapësirën për të goditur portën, por portieri Bounou reagoi në dy kohë dhe largoi rrezikun me Livajën që ishte i gatshëm të përfitonte. Kroatët mbetën më kërkues në fushë dhe u shpërblyen teksa në të 42-tën, Orsiç shënoi një gol të bukur duke gjetur këndin më të largët në kuadratin maroken.

Me shifrat 2-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, nervat në fushë ishin të larta teksa loja u karakterizua nga shumë dyluftime. Maroku kërkoi me ngulm golin e barazimit me En-Nesyrin pati shansin më të mirë, por portieri Livakoviç reagoi me shpejtësi dhe mbylli hapësirat. Kroacia nga ana tjetër kërkoi me anë të kundërsulmit, por Kovacic gaboi një mundësi të shkëlqyer. Gjithsesi, në fund, gabimi i mesfushorit nuk ndikoi në rezultat dhe Kroacia e mbyll Botërorin në vend të tretë.

Kroaci-Marok 2-1

Kronika e ndeshjes:

7′ Gooooool! Ekzekutim perfekt i goditjes së dënimit nga ana e kroatëve, Perisiç shërben për Gvardiol që me kokë realizon një gol të bukur

9′ Gooooool! Zgjat pak festa e kroatëve, Maroku kundërpërgjigjet me Dari që po ashtu shënon me kokë

24′ Modriç i afrohet golit me një goditje të fortë, portieri Bounou reagon në dy kohë duke larguar rrezikun me Livajën që ishte i gatshëm ta shtynte topin në rrjetë

42′ Gooooool! Kroacia rikthehet në avantazh, Orisç realizon një gol të bukur me një goditje që nxorri jashtë loje portierin Bounou

87′ Kovaciç shpërdoron pas kundërsulmit, mesfushori lëviz bukur në zonë por gabon shënjestër

Duke filluar nga ora 16:00, Kroacia dhe Maroku diskutojnë atë që mund të konsiderohet si finalja e vogël e Kupës së Botës teksa dy kombëtaret që mund të konsiderohen surprizë për atë që dhuruan në Katar, synojnë të dalin me medaljen e bronztë. Së fundmi, trajnerët Daliç dhe Regragui kanë zbuluar edhe formacionet titullare teksa ashtu siç edhe pritej si në radhët e Kroacisë, ashtu edhe në atë të Marokut ka ndryshime.

Mundësia i është dhënë lojtarëve që kanë marrë më pak gjatë kompeticionit teksa në stol tek ballkanasit janë ulur Brozovic, Lovren apo edhe Sosa. Nga ana tjetër, te Maroku, edhe për shkak të problemeve fizike në stol janë mbrojtësit Aguerd dhe Saiss së bashku me mesfushorin Ounahi.

Formacionet zyrtare, Kroaci-Marok: