Kroacia u bë thirrje 5 shteteve të BE-së që ta njohin Kosovën

Zagreb, 16 qershor 2021 – Kroacia po punon për të ndihmuar Kosovën që të njihet dhe nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë bërë këtë.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërliq Radman ka thënë se Kroacia i “inkurajon” Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën që ta njohin Kosovën,  pasi kjo do kontribuonte në stabilizimin e mbarë rajoni.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë e ka bërë këtë deklaratë në Bratisllavë, në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC, ku po diskutohet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ministri kroat kathënë sepër stabilizimin e rajonit janë thelbësore tri kushte: respektimi i integritetit territorial të shteteve, barazia kushtetuese e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe vendosja e besimit të ndërsjellë pas luftërave të viteve 1990.

“Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit duhet të ruhet dhe respektohet. Pa rivendosur kufijtë, siç kemi dëgjuar muajt e fundit duke qarkulluar disa non-papers të famshëm që ishin drejtuar në atë drejtim”, ka thënë Gërliq Radman.

Kosova është njohur nga vendet anëtare të BE-së, përveç Qipros, Greqisë, Rumanisë, Spanjës dhe Slovakisë.

Aktualisht po punohet me qeverinë e Serbisë që dhe kjo e fundit të njohë përfundimisht Kosovën.

Të martënnë Bruksel u zhvillua një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, ku nuk u bë asnjë  progres drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare midis dy vendeve.

SHBA dhe BE u  kanëbërë thirrje palëve që të arrijnë marrëveshje, në mënyrë që të avancojnë  në procesin e integrimit në BE.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar në disa raste se marrëveshja duhet të bazohen në njohjen e ndërsjellë, ndërsa presidenti i Serbisë ka thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrëpavarësinë e Kosovës. 

(r.m.)

Comment

*