Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, thirret të dëshmojë në SPAK për çështjen e inceneratorëve

Tiranë, 18 shkurt 2022 – Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, është thërritur të dëshmojë në SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se ai ndodhet prej gati dy orësh brenda ambienteve të SPAK.

Subashi do të dëshmojë lidhur me hetimet e çelura për inceneratorin e Fierit.

Hetimet për inceneratorët kanë nisur afro dy vite më parë për të tre impiantet e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Për këtë çështje, është ngritur dhe një komision hetimor në Kuvend ku kanë shkuar për të dëshmuar administratorët dhe punonjës të këtyre impianteve.

(Panorama.al)

Comment

*