Kryeministri i Holandës Mark Rutte, në Shqipëri për vizitë zyrtare

Në 11 e 20 zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes pranë Kryeministrisë;

Knid Ndrenika

Në agjendën e publikuar nga kryeministria në Tiranë, kryeministri i Holandës, Mark Rutte parashihet të pritet me ceremoninë e zakonshme shtetërore përpara selisë së qeverisë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”.

Zoti Rutte dhe kryeministri Edi Rama do të dalin përpara mediave pas ceremonisë, bisedimeve mes tyre dhe mes delegacioneve.

Holanda ka qenë në vazhdimësi dyshuese dhe ka vendosur veton në strukturat e Bashkimit Europian për proceset eurointegruese të Shqipërisë me arsyetimn e dobësive në luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut.

Zoti Rama e kishte njoftuar vizitën e kryeministrit holandez Rutte në Tiranë, gjatë takimit në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Në 11 e 20 zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes pranë Kryeministrisë;

Në 11 e 30 takimi mes kryeministrave Rama dhe Rutte;

Në 11 e 55 Bisedimet e delegacioneve Holandë-Shqipëri;

Në 12 e 30 Konferenca e përbashkët për gazetarë e kryeministrave Rama dhe Rutte;

Në 14 e 00 Vizita e zotit Rutte në mjediset e ish-Muzeti të diktatorit komunist Enver Hoxha e njhur si “Piramida”, për projektin e rijetësimit në një qendër teknologjie.