Kryeministri i Holandës: Për mua, Hungaria s’ka më punë në BE

Bruksel, 24 qershor 2021 – Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, e kritikoi ashpër Qeverinë e Hungarisë për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit LGBT.

“Për mua, Hungaria nuk ka më punë në BE”, tha Rutte, duke arritur në një samit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel, citojnë agjencitë e lajmeve.

“Por, unë nuk jam i vetmi që e vendos këtë: ka edhe 26 të tjerë [vendet e BE-së]. Kjo duhet të bëhet hap pas hapi”, shtoi Rutte.

Ligji, i cili umiratua bga Parlamenti u Hungarisë më 15 qershor, i ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.

Më saktësisht, ligji ua ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u tha gazetarëve në Bruksel se ligji i sapomiratuar është keqkuptuar.

“Ai nuk është kundër homoseksualitetit. Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe të prindërve”, tha Orban.

Çështja u bë lajm në gjithë botën, kur Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e refuzoi një kërkesë të qytetit gjerman të Mynihut që stadiumi i këtqyteti të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, në ditën që futbollistët e Hungarisë do të luanin me Gjermaninë, në kuadër të kampionatit Euro 2020.

UEFA tha se çështja është politike, ndërsa ajo vetë është organizatë neutrale në aspektin politik dhe fetar.

(r.m.)