Kryeministri Kurti do të takohet këtë javë me Presidentit Macron

Prishtinë, 20 qershor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të udhëtojë këtë javë në Paris, ku do të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Takimi realizohet me ftesë të Presidentit Macron, e cila është bërë Kurtit pak ditë pas zgjedhjes së tij në pozitën e kryeministrit.

Në këtë takim pritet të bisedohet për zhvillimet politike në Kosovë, për marrëdhëniet midis Kosovës e Francës dhe bashkëpunimin bilateral,zsi edhe për integrimet rajonale dhe evropiane. Në takim pritet të diskutohet edhe për dialogun midis Kosovës e Serbisë.

Presidenti francez ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut përnirmalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është sfida kryesore me të cilën duhet të përballeni. Vitet e fundit ka pasur përparim thelbësor në dialog ”, kishte shkruar Macron në letrën e urimit dërguar Kurtit me rastin e zgjedhjes kryeministër.

Në kuadër të përgatitjeve të takimit, të dielën, kryeministri Kurti ka pritur në takim këshilltaren politike për Ballkanin të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel,

dhe këshilltarin e parë në këtë ambasadë, Cyprien François.

(r.m.)