Kryeministri Kurti e uron Presidenten Vjosa Osmani

Prishtinë, 4 prill 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Vjosa Osmani, pas zgjedhjes së saj Presidente e Kosovës.

Kurti, nëpërmjet një postimi në në Twitter, i ka falënderuar deputetët që morën pjesë në procesin e zgjedhjes së zonjës Osmani për presidente të vendit.

“Falënderoj të gjithë deputet që votuan për zgjedhjen e presidentes së re. Ne tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi futur në një epokë të re qëndrueshmërie dhe prosperiteti të popullit të Kosovës.

Urime Vjosa Osmanit postin e presidentit”, thuhet në urimin e Kurtit.

(r.m.)