Kryeministri Kurti shkon në vizitë zyrtare dy-ditore në Austri

Prishtinë, 22 nëntor 2021 – Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar so për në Austri, për një vizitë zyrtare dy ditore.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg,

“Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti, përveç takimeve me zyrtarë të tjerë të shtetit, do të marrë pjesë edhe në një diskutim të organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”.

(r.m.)

Comment

*