Kryeministri Rama nis vizitën 4 ditore në SHBA

Nju Jork, 14 shkurt 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur të dielën një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të hënën, ai do tëtakohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës sëKombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, ku do të bëhet promovimi i Shqipërisë si anëtare jo e përhershme.

Të martën, më 15 shkurt, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken, në Uashington. Ky takim vjen pas vendimit që SHBA dhe Shqipëria të jenë “bashkëpengëmbajtës” të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Rama dhe Blinken janë takuar edhe më 13 qershor 2021, në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria kanë nënshkruar memorandumin për sigurinë e rrjetit të internetit 4G dhe 5G.

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri i Shqipërsë do të ketë takime edhe me zyrtarë të tjerë amerikanë, me  të cilët do të bisedojë për bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme, përfsbhirë fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

(r.m.)