Kryesia e PD-së zëvendëson kryetarët e 12 degëve që e mbështesin Berishën

Tiranë, 17 dhjetor 2021 – Një ditë përpara Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, të ftuar nga kryetari Lulzim Basha dhe Këshilli Kombëtar, Kryesia e partisë ka nisur zëvendësimet e kryetarëve të degëve që pak ditë më pare u shkarkuan për shkak se dolën në mbështetje ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime të Panorama.al bënë të ditur se degën e Devollit do ta drejtojë Bledion Nallbati, deputeti i PD-së, ndërsa degën e Shijakut do ta udhëheqë Red Varaku. Ndërkaq degët e PD-së në Tiranë do të drejtohen nga nënkryetarët e deritashëm.

Ky vendimii Kryesisë së PD-së vjen pas atij për shkarkimin e kryetarëve të 12 degëve: Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Kuvendi Kombëtar i PD-së I ftuar nga Basha mbahet të shtunën, më 18 dhjetor.

Po të shtunën, më 18 dhjetor, mbahet edhe referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës nga pozita e kryetarit, i cili organizohet me vendim të Kuvendit Kombëtar të mbajtur tՃ shtunën e kaluar, më 11 dhjetor, në organizim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij.

(r.m.)