Kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams, viziton xhaminë shqiptare në muajin e Ramazanit

Nga Beqir SINA – New York

Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams vizitoi xhaminë e komunitetit shqiptar Qendra Kulturore Islame në Tompkinsville, Staten Island, të hënën, 10 prill 2023.

“Ramazani është muaji më i shenjtë i vitit për myslimanët, dhe të hënën, kryebashkiaku Eric Adams përfundoi një turne prej pesë njësive në komunitetet lokale islamike me një ndalesë në xhaminë shqiptare në Tompkinsville,” shkruan Paul Liotta i gazetës më të madhe në këtë qytet “SI Advance”.

Me këtë rast Kryetari i bashkisë  u takua dhe bisedoi me udhëheqësit e kësaj xhamie Imam Tahir Kukaj, Imam Ferid Bedrolli dhe Imam Zurkani Vardar, themelues dhe kryetar i xhamisë.

“Ky është një nga momentet më të shenjta në vendin tonë. Ne kemi Ramazan, Pashkë, kemi edhe festat e tjera hebraike, dhe budiste, këto janē momente kur ne të gjithë jemi bashkë”, tha Adams.

”Ky komunitet shqiptar është për t’u dalluar si një komunitet solid. Komuniteti shqiptar në Nju Jork, besojnë, si unë, tha ai në sigurinë publike, arsimin, bizneset e vogla, familjen dhe lutjen. Pavarësisht se çfarë thotë dikush, është koha për t’u lutur”, tha ai.

Në mënyrë metaforike, kryebashkiaku e krahasoi xhaminë dhe qendrat e tjera të adhurimit me një palestër boksi, ku anëtarët e komunitetit stërviten duke u përgatitur për të trajtuar çështjet e ditës.

Ai vuri në dukje shqetësimet e Staten Island si epidemia e opioideve dhe krimi si çështje që ai shpreson t’i trajtojë në të ardhmen.

Vizita e së hënës mbrëma në Staten Island – Tompkinsville, shënoi fundin e turneut të Ramazanit të Adams në pesë lagjet e mëdha të qytetit të Nju Jorkut, që e solli atë në festimet e Iftarit me komunitetet muslimane në të gjithë qytetin. 

Gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, besimtarët agjërojnë nga dielli deri në perëndimin e diellit dhe Iftari shënon prishjen e atij agjërimi në mbrëmje.

Asambleisti Charles Fall (D-North Shore/Brooklyn/Manhattan) iu bashkua Adams për një ngjarje në Manhattan në fillim të këtij muaji për një Iftar të Ramazanit.

“Ishte një nder të bashkohesha me komunitetet myslimane të qytetit të Nju Jorkut (iftarin e shtruar nga kryebashkiaku) për një iftar të Ramazanit në Bashki, shkroi Fall në Twitter më 5 prill. 

“Pika qendrore për paqen, unitetin dhe veprimin është në kohën e duhur tani dhe gjithmonë.” tha asambleisti Fall.

Adams – i cili ashtu si paraardhësi i tij, ish-kryebashkiaku Bill de Blasio, ka marrë në zgjedhjen e tij dhe votën fetare – përfshirë edhe përkrahjen e besimtarve dhe drejtuesve të xhamisë shqiptare në Tompkinsville drejtojë një falenderim të sinqerte.

Fillimisht e themeluar në vitin 1973, Qendra Kulturore Islame Shqiptare është rritur në një nga xhamitë më të mëdha në Amerikën e Veriut, duke tërhequr myslimanë nga e gjithë zona e Tristate.

Ajo është bërë një institucion fetar multifunksional, shkruan State Island Advance. Ajo është një xhami me shkolle dhe një sërë programesh të tjera të komunitetit, ku deftesat dhe diplomat e saj njihen zyrtarisht nga Departamenti i Arsimit të Nju Jorkut, ndërsa qendra është në një proces të përfundimit të një gjimnazi dhe Adams tha se do të merrte pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit në festimin e objektit të ri. Udhëheqësit e xhamisë thanë se pritet të inagurohet brenda vitit.