Kryetari i Bujanocit e vendos flamurin kuq e zi në ndërkesën e komunës

Bujanoc, 28 nëntor 2021 – Ndërtesa e Kuvendit të Komunës dhe në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc janë stolisur me flamurin kombëtar shqiptar të dielën,në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, raporton bujanovacke.co.rs.

Flamurin në ndërtesën e komunës e ka ngritur kryetari i komunës, Nagip Arifi.

“Edhe këtë herë, edhepse e ndaluar ligjërisht, flamuri jonë kombëtar do të valojë në godinën e komunës për të kujtuar lavdinë dhe historinë tone”, ka shkruar ai në Facebook.

“Me shpresën që një ditë rreth këtij flamuri do të bashkohen të gjithë shqiptarët, Ju uroj përzemërisht Ditën e Flamurit!”, ka shkruar Arifin ë mesazhin e urimit në Facebook.

Ky akt është përshëndetur me duartrokitje nga këshilltarët e shumicës shqiptare në Kuvendin Komunal.

Por, përveç flamurit kombëtar shqiptar, në godinën ekuvendit të komunës janë vendosur edhe flamuri i Serbisë dhe flamuri i Bashkimit Evropian.

Festimi i 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në Bujanoc është shënuar edhe me një akademi solemne të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës.

Në fillim të kësaj jave, deputeti Shaip Kamberi në Kuvendin e Serbisë, tha se shqiptarët kurrë nuk do të heqin dorë nga identiteti dhe simbolet e tyre kombëtare.

Vitet e kaluara, autoritetet shtetërore serbe i kanë ndjekur penalisht shqiptarët që e kanë vendosur flamurin kombëtar shqiptar në vende publike.

Ragmi Mustafa dhe disa zyrtarë e drejtues të institucioneve publike janë dënuar me gjobsa për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në objektet  publike.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

May be an image of 2 people, outdoors and text

May be an image of 3 people and people standing(r.m.)

Comment

*