Kryetari i Bujanovcit i kërkon Kurtit të rishikohen masat për hyrje në Kosovë

Bujanoc, 24 janar 2022 – Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i ka shkruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë.

Në letrën dërguar Kurtit, Arifi ka kërkuar të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se kushtëzimi i hyrjes në Kosovë me tri doza të vaksinës kundër koronavirusit apo me dy doza dhe me test PCR negativ po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe të Luginës së Preshevës.

Arifi ka shkruar se ai është shtyrë t’i drejtohet më këtë kërkesë nga qytetarë të shumtë që nuk kanë mundur të udhëtojnë në Kosovë, për shkak të kushtit të venbdosur së fundit nga Qeveria e Kosovës.

No photo description available.

(r.m.)

Comment

*