Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u takua me Ekrem Bardhen në Detroit, filantropist dhe biznesmen i njohur shqiptar



DETROIT MI : Ne kuader te takimeve me veprimtar te njohur te komunitetit shqiptar ne SHBA, Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, ndersa vizitonte komunitetin shqiptar ne Detroit, shkruan ne statusin e tij ne Fb, se takoj edhe një ndër veprimtaret më te njohur shqiptar ne Shtetet e Bashkuara,zoterin Ekrem Bardha .
“Gjatë qendrimit në Michigan, kisha nder dhe kënaqësi të jem mysafir i Z.Ekrem Bardha, filantropit dhe biznesmenit të njohur shqiptar” shkruan kryekomunari i Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Po ashtu Gjeloshaj thote se z..Bardha tani është Konsull Nderi i Shqipërisë në Michigan dhe konsiderohet si një nga shqiptarët më të suksesshme në Amerikë.
Gjatë takimit, simbas tij eshte diskutuar hapur per shumë çështje të rëndësishme politike për shqiptarë në Mal të Zi, Kosovë,Shqipëri dhe kudo që jetojmë e veprojmë si komb.
“Unë e falenderova z.Bardha, për mikpritjen vëllazërore, duke e ftuar që të jetë mysafir në komunën e Tuzit” shkruan Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj /Beqir Sina/.