Kthim djathtas kah konservatorizmi

“Grupi i intelektualëve të rinj “burrat duhet të sillen si gratë, dhe gratë si burrat” në aksion”

Sebastian Zonja

Çfarë është liberalfashizimi që po ndërtohet në Shqipëri? – Keqkuptimi se jo të gjithë jemi komunistë, dhe jo të gjithë jemi intelektula si ata me kurse partie dikur, apo ata që sot janë intelektula me kurset e ojq-izmit.

Koreografi Albi Nako i tha në një nga edicionet e baletit të fëmijëve njërës prej vogëlusheve që po kërcente se baleti është profesion dhe duhej të mbante dietë të fortë, të binte disa kilogramë, ta kishte pasion kërcimin, për t’u bërë balerinë. Këtë e thotë një profesionist për lëminë e vet. E thotë çdo profesionist për lëminë e vet. E thoshte Saraçi, Kaçinari apo Ciko përherë kur ishin “Ethet e së premtes”

Por, pas shumë trajnimeve perëndimorizuese nëpër OJQ, janë revoltuar disa faqe në Facebook dhe qindra ojq-ista se nuk i flitet fëmijës ashtu.  Do bëjnë padira, po shkulin flokët pse i thotë fëmijës se nuk bën për balerinë, pse i thotë se balerina duhet të jetë shumë e dobët, pse i thotë se duhet dietë…

Ky reagim është njësoj si ta çojmë fëmijën në shkollë, ta pyesi mësuesi për Luftën e Parë Botërore, ai apo ajo të flas për pushimet verore në Sarandë, dhe fajin e ka mësuesi sepse nuk duhet ta stresojë fëmijën të mësojë rreth Luftës së Parë Botërore.

Ojq-izmi masiv, ku kultura demokratike merret me fonde dhe trajnime shoqatash, do na çojë në pikën ku të gjithë do të duan vetëm vendin e parë, si ai autobuzi i Kuçit, dhe t’i thuash tjetrit se nuk bën për filan gjë, do cilësohet racizëm dhe fashizëm, plus ato emërtesat e tjera. Janë ky grupi i intelektualëve të rinj që kanë fiksim të shprehen se burrat duhet të sillen si gratë, dhe gratë duhet të sillen si burrat.

S’ka më garë, ka vetëm barazi, madje, do të barazojmë edhe talentet. Çdo dallim është i keq. Madje, po vure në pah dallimin, je menjëherë fashist i shpallur me të madhe. Duhet të flasësh vetëm politikisht korrekt, dhe të mos i thuash tjetrit se nuk bën për këtë punë, por të gjesh një preteks me kuota gjinore, racore, aliene… dhe ta mbash aty, t’i bësh qejfin dhe ta përkëdhelësh me llafe të bukura.

Kjo është rruga ku po na çon kjo bota e re që e mbjell farën e demokracisë me projekte 1 javore ku mësohet demokracia, kuotat gjinore, transhumanizmi, multikulturalizmi, feminizmi…

Për të gjithë qytetarët e përgjegjshëm dhe që duan t’i rrisin fëmijët mirë, gjithnjë sugjerohet sporti – sepse ai të mëson disiplinën, punën në grup dhe konkurencën individuale. Kaq i mirë është sporti. I pazëvëndësueshëm. Fëmijët sot nuk kanë fusha sporti në Tiranë. As kënde lojërash. Kemi inceneratorë, pallate, lokale dasmash… por jo fusha sporti.

Prindërit, të cilët mbajnë përgjegjësi për këtë shuarje të ambjenteve sportive, dhe se si shkatërrohet qyteti përpara syve të tyre, protestojnë për fjalën e Albi Nakos, për notën e keqe që vë mëuesja, për pedagogun, për trajnerin… por jo për lejet e shkatërrimit të Tiranës. I ka bërë lali Eri si vetja shumë nga këta komunistët e rinj, lej fenistë me tru ojq-shë.

Për cilindo që është i interesuar për ta kuptuar se çfarë është ky lloj mentaliteti, sa i cekët dhe sa i dëmshëm, do t’i sugjeroja një botim të mirë që ka qenë për një kohë të gjatë libër shumë i shitur, apo siç quhen ndryshe në anglisht “bestseller”, në gazetën “New York Times” – Liberal Fascism: The Secret History of the American Left, from Mussolini to the Politics of Meaning nga Jonah Goldberg.