Kur demokracitë kthehen në diktatura apo si zgjatet pushteti i diktatorëve, në demokraci…?

Nga Endrit Hoxhaj:

Në pjesën më të madhe të botës, demokracia është bërë tipi më i zakonshëm qeverisës. Demokracia e sotme dhe ajo Athinës së lashtë, mbeten një formë qeverisëse, ku shumica e popullsisë ka të drejtë të votojë dhe të zgjedhë përfaqësuesin politik, për të mbrojtur interesat e saj. Këto lloj qeverish gjithashtu kanë një rol të fortë ndaj të drejtave personale apo lirisë së fjalës. Ndërkaq, nuk duhet të harrojmë, se demokracia mund të dështoje lehtë, pa ritmin e duhur dhe thelbin e saj gjithëpërfshirës popullor. Nëse bëhemi pjesë e këtij argumenti, vëmë re një rënie të theksuar të demokracisë në Shqipëri, Turqi, Rusi etj. Në të vërtetë shumë vende kanë humbur demokracitë e tyre si Venezuela, Nikaragua, Egjipti…, duke rënë lehtë në diktaturë. Rrugën se si një diktator mund të vijë në pushtet, ne pothuajse e kemi të qartë nga historia! Demokracia varroset edhe përmes rezultatit të polarizimit politik, ku palët konkurrente politike nuk duan më të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, duke lejuar në vend të kësaj, që grupet kriminale dhe ekstremiste, të marrin peng politikën. Një demokraci mund të bjerë edhe kur “Elita” e një vendi, mendon se demokracia nuk punon më për ta. Kur elita s’ndjehet, pushtetarët kërkojnë të marrin kontrrollin e vendit me forcë, duke manipuluar rezulatet, duke e bërë të pamundur procesin e votimit apo shantazhuar votuesit. Në këtë mënyrë, ata e kthejnë demokracinë, në diktaturë. Kur elita favorizohet dhe fuqizohet ekonomikisht nga pushteti, veçanërisht përmes mjeteve jodemokratike, atëherë është shumë i thjeshtë instalimi diktatorial.

Radikalizimi politik dhe shkatërrimi social!

Demokracia karaktizohet nga debatet të gjalla, paqësore midis shumëllojshmërisë partiake dhe grupeve të interesit. Në një demokraci të vërtetë dhe të shëndetshme, këto grupe, nuk bëjnë kompromise të ngushta. Kur në arenën politike bëhen kompromise, vazhdon e dominon grupimi tjetër. Në situata të tilla si: rrënimi ekonomisë, papunësia e krimi, votuesit janë të hutuar, të pavendosur dhe kështu mund të kërkojnë një opsion ekstrem, duke zgjedhur një parti politike dominuse, që premton se do shpëtoje vendin nga probleme të tilla. Theksoj, që kosotoja e paparashikushme e zgjedhjes së këtyre partive, ka prirjen e shkatërrimit të parimeve demokratike, sapo ato vijnë në pushtet.

Një shembull i mirë është ai i Gjermanisë!

Gjermania pasi u mposht në Luftën e Parë Botërore, rrëzoi Monarkinë dhe formoi demokracinë republikane. “Republika e Re” kishte një kushtetutë tepër novatore, e cila për herë të parë në historinë e Gjermanisë, ju dha të gjithë shtetasve përfaqësimin e gjerë për të votuar. Megjithatë, ajo u rrëzua pas shumë problemesh që kapluan vendin. Fuqitë e mëdha vendosën traktatin e ashpër, që detyronte Gjermaninë t’i paguante krimet. Kjo bëri që Gjermania të shkonte në varfëri. Situata solli destabilizimin e shoqerisë dhe politikës gjermane, duke çuar në një seri revulucionesh dhe orvatjesh të grushteve të shtetit, gjatë vitit 1920. Grupe të ndryshme radikale kërkonin të merrnin kreun e qeverisë në atë kohë. Mes këtyre çrregullimeve, një grup socialist kombëtar ose saktësisht nazistët, u forcuan shumë. Ata u shfaqën në skenë, në vitin 1923, kur u përpoqën të bëninin grusht shteti në Mynih, e të mernin me forcë qeverinë. Ky grusht shteti rezultoi i pasuksesshëm dhe bëri, që kryenazisti Adolf Hitler të hynte në sistemin politik, në mënyre demokratike, para se ta përmbyste shtetin dhe të sillte diktaturën hitleriane, në Gjermani. Pas shumë problemesh, 6 vitet e depresionit të madh, e shndëruan Gjermaninë në një shtet të dëshpëruar ekonomikisht. Hitleri bëri, që shumë votues të kërkonin opsionin radikl të politikës, Socializmin Kombëtar. Në vitin vitin 1932, nazistët u shpallën partia kryesore në Parlamentin Gjerman, duke marrë hak edhe ndaj traktatit që ishte vendosur më parë, nga fuqitë e mëdha. Një vit me pas, Hitleri u përpoq të digjte parlamentin e vendit, duke vendosur kështu kontrollin e plotë diktatorial në Gjermani. Në 12 vitet e ardhshme, ata shpërbënë plotësisht demokracinë. Instaluan genocidin më të keq në historinë njerëzore dhe nisën luftën më të përgjakshme, që njerëzimi ka parë (Luftën e Dytë Botërore). Kjo histori tregon pasojat serioze të humbjes së një demokracie. Demokracia bje, kur “elita”, njerëzit në pozicione kyçe të shtetit, shoqërisë e politikës, janë të pakënaqur. Në këtë mënyrë, ata, mund të kërkojnë një alternativë jodemokratike për të mbrojtur interesat dhe pushtetin e tyre. Alternativat jodemokratike, mund ta marrin pushtetin me shumë lloje metodash. Një mënyrë është ta përdorin demokracinë kundër vetvetes. Një parti i fiton zgjedhjet dhe përdor qëndrimin e kreut qeverisës për të kufizuar të drejtat demokratike si: anulimi i zgjedhjeve apo manipulimi i tyre para se të shkohet në kutitë e votimit. Partia Naziste fitoi përmes një prove demokratike me 33% të votave, në zgjedhjet parlamentare të 1932-ishit dhe bëri anulimim e zgjedhjeve të vitit 1933, duke përdorur Urgjencën e Reihstagut për të futur masa autoritare, në emër të mbrojtjes dhe rendit publik. Në këtë mënyrë, ajo ju dha fund zgjedhjeve dhe konkurrencës së partive politike opozitare. Ka raste kur demokracitë veç grushtit të shtetit, mund të rrëzohen dhe me revolucion. Që të dyja janë mënyra shumë të dhunshme. Në rastin e revolucionit, populli mobilizohet vetë me forcat e tij kundër një qeverie dhe inspiron një qeveri alternative, menjëherë pas rrëzimit të saj, e cila, jo domosdoshmërisht është demokratike në natyrë. Demokracia në shumë raste është e rrezikuar nga grushti i shtetit, ku një pjesë e vogël, por shumë e fuqishme politikisht (ushtria apo shërbimi inteligjencës) përmbysin forcërisht, zyrtarët e zgjedhur. Kur rëzohet demokracia nga një grusht shteti, regjimi i sapokrijuar përdor shpesh emergjenca kombëtare, e aty vazhdon të kufizojë të drejtat demokratike me mjete diktatoriale.

Kili ishte një demokraci e sukseshme në Amerikën e Jugut para vitit 1973

Duke filluar nga mesi viteve ’60, politika e Kilit, u bë, gjithnjë edhe më e ndërlikuar mes konservatorëve kapitalistë, të mbeshtetur nga ShBA-të dhe përkrahësve të socializmit e komunizmit, të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik dhe Kuba. Në vitet ’70 socialistët fituan presidencën e Kilit me një diferencë të vogël, me kanditaturën e Salvador Allende-s. Ai gjatë 3 viteve të ardhshme, e përdori presidencën për të futur në fuqi masa politike dhe ekonomike, duke pretenduar se ishin demokratike. Kështu instaloi shumë pushtet. Në vitin 1973, gjenerali Augusto Pinochet-i dhe konservatorë të tjerë të pozicionuar në rangje të larta brenda ushtrisë, filluan përgatitjet për grusht shteti, që ta nxirrnin Allenden me forcë nga pushteti. Pas një beteje dramatike, në Pallatin Presidencial, mes gjeneralit Pinochet dhe presidentit, ata arritën të vrasin Allenden. Pinochet-i mori kontrrollin e vendit dhe vendosi diktaturën e tij, për 17 vitet e ardhshme. Zhduku shumë kundërshtarë politikë dhe sundoi me grusht të hekurt. Kjo konsiderohet diktatura më brutale e shekullit të 20-të në botë.

Komploti nga “elita” e biznesit

Në mes të depresionit të madh, amerikanët me votën e tyre dhe zgjodhën president Franklin D. Roosevelt. Pas zgjedhjes se tij, ai nisi një projekt politik tepër të diskutueshëm për të shpëtuar Shtetet e Bashkuara nga depresioni madh, që sot njihet si “Marrëveshja e Re”. Ai u përball me një numër të madh kundërshtarësh, biznesmenësh dhe financuesish, të cilët e shihnin “Marrëveshjen” si një formë të ardhjes së socializmit. Një senator republikan, aso kohe nënshkroi mandatin vdekjeprurës të kapitalizmit. Duke parë rrezikun serioz, që ju sillte kjo marrëveshje interesave të elitës, disa biznesmenë hartuan një plan për të përmbysur me forcë presidentitin e ShBA-ve, me një grusht shteti, në sinkron me ndihmën e ushtrisë. Ata u lidhën me gjeneral-majorin e marinës Smedley Butler për mbështetje ushtarake. Por, për fatin e mirë të demokracisë amerikane dhe ndërgjegjes së gjeneral Smedley Butler, grushti i shtetit u ndal pa filluar mirë. Gjenerali Butler rrefuzoi të marrë pjesë në të dhe informoi Kongresin Amerikan për komplotin. Pra, pa ndërgjegjen e gjeneralit Butler, Amerika mund të ishte një diktaturë ushtarake në vitet ’30.

Votuesit apartiakë ose elektorati gri

Demokracia rrezikohet dhe mund të bjerë në diktaturë edhe nga votusit apartiakë, duke e tëherqur veten nga pjesëmarrja në procese politike, që janë me ndikim të madh për një komb. Ky është një problem në rritje, në shumë demokraci të botës. Votuesit mund të ndahen në apolitikë, kur mendojnë se vota e tyre nuk sjell ndryshim apo avancim te demokracia dhe politikë, kur marrin pjesë në zgjedhje. Kjo është tepër e rrezikshme për një demokraci, sepse në këto rredhana, paraqet një mundesi për krerët poltitikë autoritarë, të fillojnë kufizimin e të drejtave politike, veçmas me grupet e pakicave. Kështu, mund të kemi një proces diktature, ku zëri i votusit pro demokracisë shtypet përherë, duke eliminuar rrotacionin politik demokratik, me mënyrat për të mohuar fjalën dhe të drejtat e njeriut. Rënie të thellë të demokracisë në dekadën e fundit (2010-2020) ka dhe në Shqipëri, Turqi e Hungari apo disa vende të tjera të Ballkanit, që janë deklaruar shpesh dhe nga ndërkombëtarët.

Si ta ndalojmë instalimim e diktaturës…

Ndoshta tani më shumë se kurrë, popujt, në vendet demokratike duhet të punojnë fort për të penguar ardhjen e diktatorëve. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër, se thjesht të kujtojmë shembujt historikë, të rënies së demokracive. Duhet të shikojmë më larg, që të sigurohemi se këto shembuj historikë nuk do të përsëriten. Së pari, të përqafojmë me zemër parimet demokratike edhe nëse ka mosmarrëveshje mes grupeve të ndryshme. Funksionimi i demokracisë duhet të jetësojë edhe përgjatë mosmarrëveshjesh, për të shpëtuar shumicën nga tiranizimi i pakicës dhe të gjejmë kompromise që kënaqin të gjitha palet. Së dyti, parandalimi i kthimit të demokracisë në diktaturë, është t’i rrezistosh alernativës së “të fortëve”. Ata, shpesh, hyjnë në skenën politike, duke pretenduar se janë të huaj në strukturat politike, duke u zotuar se do të përfaqësojnë të pafuqishmit. Njerëzit e fortë, kthejnë shikimin tek grupe të ndryshme interesi, duke përfshirë pakicat, emigrantët, opozitën politike dhe krerët e dalë nga populli, duke i parë si armiq personalë e kombëtarë. Perfundimisht, mënyra më e mirë për ta mbrojtur demokracinë kundër rënies në diktaturë, është të vazhdojmë të përqafojmë praktikat e drejta demokratike. Votuesit duhet të bëjë zgjedhje të ndërgjegjshme, të shpërfillin kandidatët apo grupet politike, që kërcënojnë e dëmtojnë procesin demokratik. Votuesit duhet të bëhen më të qëndrueshëm, në ndjeshmërinë e tyre ndaj të tjerve dhe pjesëmarrjes në politikën kombëtare. Të jenë bashkëpunues dhe mirëkuptues. Mbrojtja e demokracisë është bilanci i premtimeve, që bëjnë kanditatët apo grupet politike. Më pas, me mesataren e inteligjencës të shohim sa mund të realizohen apo jo premtimet. Demokracia kërkon që mos të mendojmë vetëm për interesa të ngushta të një pakice, por të mendojmë për interesat kombëtare të atyre që do lëmë pas. Demokracia vdes që në momentin kur votuesi e shet votën! Vota është indentitet që nuk mund të dalë në pazar. Demokracia kërkon të mos përfitojmë vetëm për vete, por të fitojmë të gjithë së bashku.