KUR E BËNË SKËNDERBEUN KOMUNIST…

Nga Ilir Seci

…Ne vitin 1968 ishte 500 vjetori i vdekjes se heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti- Skenderbeu dhe makina propagandistike e diktatures ishte vajisë mire per me e shfrytezue kete moment historik ne dobi te vet…Ishte viti 1968, nje vit ma pare me 1967, komunistet shqiptare ne Shqipni kishin ba te pabamén, kishin shembë kisha e xhamia, kishin mbushun burgjet me klerikë dhe me kushtetute kishin shpalle Republiken Popullore te Shqipërisë shtet ateist…I vetmi ne tanë boten!
Nisen me buçitë skenat, zien festivalet dhe ekspozitat e improvizueme…
Propagandohej në tanë Republikën Popullore të Shqipnisë, që ma vone e bane RPSSH, se ja shtuan edhe Socialiste…
Ne kete dalldi festimesh propagandistike nuk mund te mbetej mbrapa as Teatri “Migjeni” i Shkodres, teater i mirenjoftun ne mbare Shqipnine. Organizata baze e Partise per Teatrin porosit menjehere shkrimtaret qe te shkruanin nje drame me teme historike ku në qendër te saj të kishte figuren e Skenderbeut…
U paraqiten disa variante, nga disa autore dhe ne fund komisioni perzgjedhes i teatrit vendosin me bashkue tre drama dhe me vu ne skene nje drame te tre autoreve, Bik Pepa, Fadil Kraja dhe Frederik Reshpja…
Drama ishte nje zberthim tekstual i fjalimeve te shokut Enver per “rolin reaksionar te klerit” , klerit ne pergjithesi dhe atij katolik ne veçanti meqë ne kete rast bahej fjale per kohen e Skenderbeut dhe dihej që Skenderbeu nuk kishte qene krejt i qarte ideologjikisht sa t’ua tregonte vendin “klerikeve reaksionare” qe kishte pasë rreth vetes ne ate kohe! Pikerisht kete paqartesi ideologjike te Gjergj Kastriotit-Skenderbeut kishin marre persiper me e ndreqe tre autoret…Sepse per fat te keq te tij, Skenderbeu, jo vetem që kish jetue disa shekuj pa lindë Marksi, por ne kohe te tij as Sen Simoni, Furieja e Oweni s’kishin lè hala! Ndreqja e kufizimeve botekuptimore te Gjergj Kastriotit ishte lajtmotivi i drames, ne drame Skenderbeu paraqitej koherent!
Sa bashkekohore ishte paraqite figura e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut ne atë drame, mjafton me permende ketu dy skena :
-Ne skene nënvizohet ideja qe Kruja legjendare gjendej e rrethueme nga ushtria e sulltanit – nji paralele kjo me rrethimin e eger imperialisto-revizionist – dhe gjate ketij rrethimi te eger osman te keshtjelles se Krujes, Skenderbeu hyn ne nje kishe dhe tanë deklamacion thote :
-“Pse nuk e zbrazni kete kishe me e ba magazine me fute armatimin, me fute ushqimet se jetojme kohe te veshtira dhe nuk kemi nge per bestytnira! Te zbrazen kishat e te bahen magazina!”
Ndersa skena tjeter :
-“Dikund ne sfond ndihen tue ra kumbonet e kishave dhe Gjergj Kastrioti – Skenderbeu po me ate tonin deklamues, u thote ndihmesve :
-“Te shkrihen ato kumbone kishash dhe te bahen shpata e heshta, se jemi ne rrethim te eger e na duhen sa ma shume armë!”
…Aktoreve ju ndahen rolet, u banë prova dhe nje dite ne teater vjen nji i deleguem nga Ministria e Kultures per me shqyrtue vepren… Ne salle kishte te ftuem artiste amatore nga klasa punetore, si ishte atebote praktika dhe ne mesin e atyne artistave amatore, gjjndej edhe Mark Bregu… Mbasi salla njihet me dramen u drejtohen te pranishmeve me dhane mendim …
Mark Bregu ngrihet dhe u thote :
-“Shoke kam mendimin se asht teprue pak ne skenat kur Skenderbeu kerkon me zbraze kishat e me i ba magazina dhe tjetren kur kerkon me shkri kumonat e kishave me i ba shpata!”
…Marku fliste ne emen te klases punetor, ishte punetor ne hidrocentralin e Vaut te Dejes, punetor i madh – punetor pararoje – si asht thane atehere dhe komisioni gjenden pak ngusht…
-“Ju more shoke te teatrit perveç tjerash keni ngaterrue edhe Epokat historike!” – u thote Marku, – “Na keni çue nji epoke mbraoa! Në kohe te Skenderbeut ka kenë Epoka e Hekurit…jo Epoka e Bronzit! Shpatat jane ba prej hekuri e jo prej bronzi keshtu qe nuk kanë pse me u shkri kumonat e kishave te bamè prej bronzit!?”
…Diskutohet sa diskutohet dhe ne fund salla e ndamè pergjysë, pa mujtë me marrë vendim, kthehen nga i deleguemi prej Tirane qe kish heshtë deri atehere…I deleguemi u thotë :
-“Ju more shoke shkrimtare keni arritur nje gje te paparë deri më sot! Ju e keni bërë Gjergj Kastriotin – Skenderbeun komunist!”

ILIR SECI

(P.S. Në gusht 2016, kur po vizitoja Muzeun Historik te Heroit tone Kombetar ne Kruje, pashe pikturen e mesiperme që ma kujtoi ndodhinë me dramen e Skenderbeut, qe ma kishin diftue në Shkoder.)

One Response to “KUR E BËNË SKËNDERBEUN KOMUNIST…”

Read below or add a comment...

  1. AgimZeka says:

    ++++++++++Po JU Pres AKOMA++++++++++
    Kompetentët e AAK më kontaktoni : në email,
    adresë:AgimZekaKosoovarNëMitrovicëEpërt joebidenjoseph2020@hotmai.com
    +++++++++++++++++++++++++++++++++++++!!!_VULLNETARindividualShqipërisSONË!!!_!!! 16,orë,puneN’ditHekurudhën:Shqipni KOSOVË,11,01,2022:me:AAK!=3,14= +++++++++++++++++++++++++++++ Llogaritëmni dhe mua në qdo nevoja pune univerzale për kontribute në kon- tribute ditore pune16orësh në ditĕ,dhe për t’mbetëAzhurueseVendosjesJuaj- Vullnetari individual pĕrBashkveprime meAAKnëVullnet akcijonet hekurudhore AL KosovëMe mburrje
    JuParalajmĕrohemdhBesimeveJuveJuBesoj
    ++++++++++++++++++++++++++Agim Zeka

Comment

*