KUR FORCA E SË DREJTËS, SHPËTON KRIMIN KUNDËR NJERËZIMIT

Në 22-vjetorin e Eksodit.

Ismail Gashi

Memorandum I ASSHA (SANU) për dëbimin e shqiptrëve nga trojet e tyre etnike, në krah me  bekimin e Kishës Ortodokse, kishte hartuar Projektin “PATKOI”, që ishte vazhdimësi e dhjetra projeteve antishqiptare sërbe, qe nga “Nacertania” e Garashninit e vitit 1844, e deri te Memorandumi i 1986.Të cilit gjatë bombardimeve te NATO-se, me  gjitha formacionet e forcave ushtarake e policore të dhunës  sërbe iu përmbajten me përpikëri.  Në hapesirën  lindore të trevës  se Lypjanit  Gadimja e Epërme me fashtrat e afërta malore Vrellë e Plitkoviq, mbetën një nënpatkua i projektit sërb, me fashtrat e fundit e të vetmetë , në të cilët  shqiptarët e ndjekur nga dhuna sërbe mund të strehoheshin, deri me 16 prill 1999. Në Gedime të Poshtme, pas sulmeve sërbe fashatit  Babush të Muhaxhirëve më 28 mars 1999, banorët e të cilit erdhen në Gadime të Epërme, dhe në vazhdim, kur u sulmuan fashtrat Gllavicë e Marec I Vogël  dhe Gadimja e Poshtme.  Shumica e banorëve  të  këtyre fashtrave,  poashtu u strehuan në Gadime të Epërme. Mandej, pas dëbimit nga dhuna sërbe të shqiptareve nga Kishnapola, Gadishi e Sllakovci, shumica shqiptarëve të ndjekur erdhën poashtu në Gadime të Epërme. Ndërsa më, 15 prill 1999 u sulmua  Akllapi, e  sidomos asaj dite  pas sulmit tragjike në Sllovi, me 45 te vrarë. që përvec banorëve të vet, Sllovia kishte edhe mbi 5 mijë refugjatë të strehuar nga hapësirat e ndryshme shqiptare, Po atë ditë, ndodhi edhe  dëbimi I shqiptarëve nga Samllusha. Shumica e të ndjekurëve edhe nga këto fshatra, u strehua në Gadime të Epërme, si edhe banorët e ndjekur pas sulmeve të 15 prillit 1999 nga Bresalci,Verbica e Zhegocit dhe Zhegoci, pas Betejesë së Zhegocit.  Në Zhegoc dhe fshatit Vërbicë e Zhegocit. Të nesërmen më, 16 pril 1999,mbi njëmijë banorë, kryesisht  gra, fëmijë  e burra  të moshuar. Pas udhëtimit të gjithë natës, me shi e të ftohet,  mes  15 e 16 prillit 1999, arriten në Vrellë  të Gadimës, nga vazhduan  rrugën e u strehuan në Gadime të Epërme

                Kështu që Gadimja e Epërme, Vrella e Plitkoviqi, praktikisht mbeten të vetmet vendbanime, ende te pa sulmuara nga forcat sërbe. Më 16 prill 1999, për të realizuar symimin e ndjekjes, gjithnjë sipas Projektit  “Patkoi”, forcat e dhunës sërbe,  organizuan sulme vrastare dhe ndjekje të shqiptarëve edhe nga këto vendbanime të mbetura. Plitkoviqin e sulmuan kah ora 11-të e paraditës, pasi ishte vendbanim I vogël, me popullatë të mbetur, aty nuk vonuan shumë, dhe vazhduan sulmet edhe në fshatin e afërt Vrellë,  për të arritur në Gedime të Epërme, diku para ores 15 e pasdites. Forca policore e ushtarake u duken nga krahu I Vrellës, në lindje të Gedimës, erdhen në fasht duke djegur e lëshuar britma kërcnimi, Kallen disa objekte banime dhe objekte ndihmëse. Popullata nën kërcnim të dhunës sërbe, masovisht doli nga shtëpit, dhunshëm  mori rrugën e ikjës. Pjestarët e dhunës sërbe arritën në familjet e pjesës lindore të fshatit, dhe i detyruan popullatën shqiptare të drejtohen-rënditën në kolonë në drejtim të Gedimes se Poshtme, për në autoudhën Shkup-Prishtinë, në drejtim të Lypjanit. Gedimja e Epërme, vendbanim me mbi njëzetmijë banues, thuaja nga gjithe trevat e hapesires Prishtine, Lypjan, Ferizaj e Gjilanit me rrethinë, si dhe shumëfishin  e të strehuarëve aty. Diku kah ora 15 gadimasitë bashkë me të strehuarit e tyre, mes të cilëve, kishin të strehuar edhe katër ushtarë të plagosur të UCK, me  afro 25 mijë civilë të pa armatosur shqiptarë, në kolonë të gjatë, mbi dhjetë kilometra të gjetë,   me traktorë, vetura, automjete të ndryshme madje edhe me qerre kuajsh  dhe me disa autobusët e kompanive transportuese vendore “ Gmica”,”Nexhi” dhe “Jehona” në përcjellje, kërcnimi e turtura psikike e fizike,  u nisen në rrugën e eksodit për Shqipëri, tokën e shtetit mëmë në strehim te vëllezërit matan Drini. Forcat policore e ushtarake sërbe, u vuan në  përcjellje rigoroze e kërcnuese me rezikshmëri për ntë gjithë shqiptarët e kolonës së dëbimit, Përkundër kontrellit rigoroz të rrugës, me qëllim që, askush nga kolona mos të shkëputet, e të ndalet në fshatrat shqiptare. Për disa momente, disa nga familjet u shkëputën dhe në forma të ndryshme arritën të ndahen nga kolona  dhe hyjnë në fashtrat shqiptare për rreth rrugës,si: Llugaxhi, Guvnaselle-Bujari, Banullë,Gllogoc, deri sa nuk u vrejtën nga pollcia sërbe, e cila menjëherë, vendosi policë shtesë, në gjitha rrugët dalëse nga magjistrale në këto fshatra  deri në Lypjan. Në qytezën e Lypjani, mu para stacionit policor, disa policë e sërbë vendore, ndalen disa automjete nga kolona e qytetareve civile shqiptare, i kerncuan, I shanë, i fyen dhe me drejtim armësh ne kolonë, ju kërkuan para dhe stoli ari. Askush nga pjestarët e kësaj kolone, deri në afërsi të Shtimës, nuk ka mundur t’i shpetojë  syrit vëzhgues të policisë dhe ushtrisëv rastare sërbe, Apo, me ndonjë formë tjetër  të ndahet nga vezhgimit I rezikimit kërcnues sërbë,  e të hyjë në ndonjërin nga këto fshatra. Ashtu në përcjllje e kërcnim, kjo kolonë eksodi ,vazhdonte rrugëtimin e dëbimit dhe ikjës nga dhuna sërbe. Pati ndonjë  rast që është çfrytëzuar mundësia e kthimit në ndonjërin fshat shqiptar edhe deri në Shtime, si në Davidovc ku pak familjare arriten të  ndahen nga kolona, dhe në Shtime, ku me leje të policisë serbe, bile me urdhërin e tyre, disa familje ashkalijsh u shkëputen nga kolona dhe  u ndalën në ndonjëren nga familjet ashkalijë të Shtimës.  Kolona vazhdoi rrugëtimin e kercnimit e rrezkues Grykës së Caralevës e deri në Duhël e Suharekë, Kolona e te ndjekurëve, përvec që ishte eksponuar dhunës, plaçkitjes e kërcniumit,  ishte e rrethuar për rreth rruge nga forcat policore sërbe. Kishte përveç sharjeve, fyerjeve  e kercnimeve edhe plaçktje, kërkim të hollash dhe stoli ari. Gjatë këtij rrugëtimi, dallohet postblloku policor te Fabrika e Suharekës “Ballkan”, si dhe momente të shpeshta rrezikimi deri në rastet e dhunës fizike sërbe, që vazhdoi  deri në Prizren. U dallua veçmas edhe kërsnimi nga policia e dehur sërbe në Zhur Dhe ndonjë postbllok tjetër deri  në vendkalimin kufitar me Shqiperinë Morinë,  ku të parët nga kjo kolone arritën, në mbrëmjen e 16 prillit 1999, pjesa me disa autobus, vetura dhe kamioneta. Ndërsa pjesa më e madhe e kolones,ata me traktor,qerre e mjete qe paten problem gjate udhetimit, mberiten gjatë natës e deri ne mëngjas të 17 prillit 19999. Gadi gjithë nata dhe orë të paradites, kolona kaloi në kontrolim të vendkalimit në Morinë. Një kohë popullata e shpëtuar, tash e gëzuar, që arritën të dalin në “tokën e premtuar” në teritor të Shqipërisë. Aty u priten nga shume media vendore e ndërkombetare, të cilat inqizonin e merrnin rrëfimet e qyteatarëve për ate që përjetuan gjatë këtij  rrugëtim prej kalvari, Në Kukës, arritën të “rahatohen” në mbrëmjen e 17 prillit 1999.  Kjo kolonë e të ndjekurëve shqiptarë, gjithnjë sipas projktit të Akademisë Sërbe “Patkoi”, që kishte qëllim dëbimin e shqiptarëve jashtë trojeve etnike nga gjithë hapesirat shqiptare të Kosovës. Shqiptarët e ndjekur nga Gedmija e Epërme më, 16 prill 1999, ishin jo vetëm banore të Gadimës, Por, aty kishte edhe nga shumë vende të Kosovës, që më parë ishin strehuar në vendbanime të….. ndryshme. Vendstrehimi I fundit për ata, ishte Gedimja e Epërme, nga e cila bashkë me gedimasit u dëpertuan në Shqipëri, kaluan rrugën deri në Kalvar. Për rrugtimin e eksodit shqiptare gadimas,  dijnë e mund të tregojnë shumë, vetëm vet ata përjetuesitë e asaj golgot, si, dhe sa u ofenduan, si u rrehen e u lënduan fizikisht e shpirterisht, e sa u kërcnuan dhe sa u plaçkitën e u vodhën përgjatë kësaj golgote deri në shpëtimin vëllezërorë në “Tokën e Premtuar”, mes vëllëzërive në Kukes, qytetin e veriut, të Shqipërisë.

Për dëbimet shqiptare, golgotën e Eksodit 16 prill 1999, nga Gadimja e Epërme dhe të strehuarve të tjerë shqiptarë aty, ngjashëm dihet e njihet  edhe Eksodi  nga , duhet dhe kemi sa të e çka të flasim e të shruajmë, edhe pse, poashtu njihen edhe depërtimet e shumë shqiptarëve në ditë e kohë të ndryshme. Por, jo kaq masiv, siç janë të njohura kolonat nga Gadimja e Epërme dhe masivitetit I ndjekjes së shqiptarëve nga Mitrovica.  Shqiptarët dhe eksodi I tyre nga dhuna sërbe, praktikisht e natyrshëm,  mori tri drejtime kryesore. Ata, sipas projektit sërbë “Patkoi”,  u depërtuan në tri drejtime të mdha. Zakonisht, ku ishin dhe jane toka etnike shqiptare. Drejt Kanalit të Shkupit, IRJM në  drejtim të Malit te Zi dhe shumicën e ndjekur shqiptare detyrimisht e drejtonin,  në  drejtim të Shqiperisë, Sërbët, kishin të vetmin qëllim gjenocidal që, synim të rëalizonin patrimin etnik te planifikuar, zbrazjen e trevave shqiptare të Kosovës, për moskthimin e tyre, dhe populllëzimin e kësaj hapësire etnike autoktone shqiptare me “banore” sërbë.

Comment

*