Kur paqja nuk është në dorën tonë

Nga Ruben Axhiu

Levizjet e ushtrise ruse sipas Ministrise se Mbrojtjes se Mbreterise se Bashkuar
Kijivi eshte shume afer kufirit bjellorus, qe i ka dhene mundesi ruseve te sulmojne drejtperdrejt kryeqytetin. Po ta nisnin nga kufiri i tyre kush e di sesa me keq do te kishte shkuar kjo ofensive.
Por u afruan si skutha neper Bjellorusi, duke bertitur gjoja si te ofenduar kunder te gjithe atyre qe u thane se pse po behen gati per sulm. Kembengulen se po benin gjoja manovra me Bjellorusine. S’kishte pune me Ukrainen.
Presidenti i Bjellorusise Llukashenko, qe ka 30 vjet ne pushtet dhe nuk iken, sigurisht i ka lene te bejne c’te duan se prej tyre eshte ne pushtet. Me ndihmen e tyre e ka shtypur me gjak popullin bjellorus qe kerkon me te drejte pak ndryshim politik ne vendin e vet.
Rusia pretendon se po lufton me nazistet ne Ukraine, por eshte Rusia qe sulmoi me befasi, ashtu si dikur Hitleri Bashkimin Sovietik. Eshte Rusia qe po perpiqet te shkule nje krahine me ruse etnike nga nje shtet tjeter, ashtu si Hitleri krahinen e sudenteve nga Çekosllovakia.
Te them te drejten ashtu si bota nuk do te kishte pyetur shume per Kosoven, po te mos kishin pare Sllovenine, Kroacine dhe sidomos masakrat ne Bosnje, edhe tani nuk do te pyesnin shume per Ukrainen, sikur te mos kishin pare sesi e sheshuan me bombardime Çeçeninë, se si ia grabitën dy krahina në të njëjtën mënyrë Gjeorgjisë, si shtypën me dhunë demonstratat e popullit në Kazakhistan, bombarduan spitale e kampe refugjatesh ne Siri, e kane 8 vjet qe sponsorizojne nje lufte separatiste ne dy krahina te Ukraines.
Kjo pergjigje e bashkuar ndaj Rusise mund te provokoje nje konflikt me te eger apo nje pergjigje shume me katastrofike nga Putini. Por kjo lufte e kjo perplasje nuk do te ishte shmangur duke e lene ta pushtonte Ukrainen. Thjesht do te ishte shtyre per konfliktin e radhes. Historia e Hitlerit dhe Millosheviqit na e kane treguar se diktatoret qe mendojne se vetem lufta i mban ne pushtet nuk do te ngopen e ndalen kurre. Ata kane frike nga paqja, se pastaj do te mbeten vetem me popullin e tyre e do te detyrohen te japin llogari per te gjitha krimet e poshtersite, vjedhjet e deshtimet qe i kane bere ne emer te tij.