Kurti: Asnjë incident në vendkalimet me Serbinë pas vendosjes së reciprocitetit

Prishtinë, 22 shtator 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në asnjë vendkaklim kufitar me Serbinë nuk ka pasur asnjë incident pas hyrjes në fuqi të vendimit për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Kurti ka thënë se pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë dërguar në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjakë, “vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare”, në rast të ndonjë incidenti.

Ai ka thënë se policia ka qenë dhe është shumë profesionale dhe sjellje.

Kurti ka përsëritur edhe një herë se vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve “nuk është as provokim dhe as diskriminim” ndaj askujt, siç cilësohet ai nga autoritetet e Serbisë.

Ai ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë të BE-së dhe me ambasadorët e QUINT-it që  janë të angazhuafr për zgjidhjen e çështjes dhe ka theksuar se Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë lidhurmekëtë çështje, por është Serbia ajo që po e refuzon dialogun.

Kryeministri i Kosovës i ka bërë këto komente në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila gjendet në vizitë zyrtare në Prishtinë.

Zyra e Kryeministrit Kurti njofton se në takim është biseduar edhe për marrëdhëniet dhepër bashkëpunimin midis dy vendeve.

Kryeministri ka thënë se duhet intensifikim i bashkëpunimit midisdy vendeve, sepse, siç është shprehur “i kemi të gjitha mundësitë që të zëmë hapin, si komb”.

Kryetarja e Kuvendarit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, citohet të ketë thënë se bashkërendimi i punëve dhe veprimi i përbashkët me Kuvendin e Kosovës do të jetë një nga prioritetet e saj si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Ajo ka theksuar se të dy shtetet duhet të realizojnë bashkërisht projekte me interes për qytetarët e të tyja vendeve.

(r.m.)