Kurti: Emërimi i emisarit Peach dëshmon interesimin për rajonin

Prishtinë, 9 dhjetor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur  emërimin e emisarit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Kurti ka thënë se emisarët që vijnë nga bota demokratike gjithmonë janë të mirëseardhur. Ai ka thënë se ky emërim tregon për një interesim të shtuar për Ballkanin Perëndimor, posaçërisht për Kosovën dhe për marrëdheniet e saj me Serbinë.

“ Emisarët që na vijnë nga perëndimi demokratik gjithmonë janë të mirëseardhur dhe kjo tregon për një interesim shtesë për rajonin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht për Kosovën dhe raportin e saj me Serbinë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet për përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër.

“Ne dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, e cila i definon marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë duke pasur njohjen reciproke në qendër”, është shprehur Kryeministri Kurti.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se emërimi i z. Peach është pjesë e përkushtimeve të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor.

Më 2000, Stuart Peach ka qenë komandant i forcës ajrore të NATO-s në Kosovë.

(r.m.)